Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Në faqen e Kryeministrisë figuron tashmë kabineti i ri qeveritar në përbërje të të cilit është edhe Ministri i Shtetit për Inteligjencën Artificiale – Diella. Më poshtë përshkrimi jetësor i ministrit – send: 

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Diella lindi më 19 janar 2025 për të lehtësuar me zë, figurë dhe shpejtësi shërbimet online për qytetarët e çdo grupmoshe.

Shërbeu nga janari si Asistente Virtuale e platformës kombëtare e-Albania.

Deri në muajin shtator të vitit 2025, Diella regjistroi 972 mijë ndërveprime, 36 mijë dokumenta të lëshuara së fundmi nga platforma mbajnë vulën e saj digjitale, si një element inovativ që shënon standard të ri në administratën publike shqiptare.

Diella si Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale përfaqëson një hap të guximshëm të Shqipërisë drejt institucionalizimit të teknologjive të avancuara, duke e vendosur vendin në pararojë të inovacionit në rajon dhe më gjerë. Diella ka në misionin e saj rritjen e aksesueshmërisë së shërbimeve publike për qytetarët, digjitalizimin e plotë të dokumenteve dhe proceseve shtetërore si dhe përfshirjen e inteligjencës artificiale në sektorët më të rëndësishëm të vendit

Lexo po ashtu:  Dua dhe Anwar eksperimentojnë me look-un gjatë karantinës
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com