Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press e quan “pjesë e një shoë europian të mbështetjes dhe premtimeve për të ndihmuar Ukrainën që të përballë Rusinë”.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ne jemi me ju jo vetëm sot apo nesër, këtë vit apo tjetrin, por për 100 vjet – shumë më pas sesa kjo luftë e tmerrshme të ketë mbaruar dhe Ukrainë të jetë e lirë dhe e begatë sërish
citohet Starmer.
Sipas kryeministrit britanik, marrëveshja në fjalë vendos angazhime në fushën e mbrojtjes sidomos në sektorin detar, kundër aktiviteteve ruse në detin Balltik, detin e Zi dhe atë Azov, në projekte teknologjike, përfshirë dronët, që janë bërë armë jetike për të dyja palët në luftë.

Takimi u shoqërua me një incident: copëza të një droni rus mbi Kiev ranë afër pallatit presidencial të Ukrainës.
