Mbartësit e Veshjes Mijëravjeçare të Xhubletës Shqiptare

Mbartësit e veshjes mijëravjeçare të Xhubletës shqiptare duhet t’i kuptojmë në thelb dhe në realitetin e tyre historik. Në kushte të vështira jete, në mungesa shëndetësore, në kohë vrasjesh dhe pushtimesh, xhubleta ka qenë një objekt kulture i pandarë nga vetë qenia e etnisë sonë. Në çdo kohë — dhe në çdo vështirësi — ajo ka mbetur bashkudhëtare e pandashme e grave shqiptare.

Sot shohim xhubleta të reja dhe pjesët përbërëse të kësaj veshjeje të lashtë, të ruajtura e përpunuara me kujdes deri në shenjtërinë e tyre.
Por duhet të kuptojmë se, në varfëri dhe në vështirësi, parardhëset tona nuk janë ndarë kurrë prej saj. Ato i kanë riparuar, kthyer e stërkthyer, duke e mbajtur gjithmonë pranë vetes si pjesë të pandarë të qenies së tyre.


Shembull ilustruese

Në fotot që publikojmë, shihet qartë se pjesa e xhubletës së krahinës së Pukës është riparuar dhe rikthyer në përdorim, me këmbëngulje për të mos u ndarë nga kjo pjesë e trashëgimisë së jashtme dhe shpirtit të pandarë.

  • Foto 1. Prapaniku (mbrapaniku) i Xhubletës së Ngushtë të Pukës.
  • Foto 2. I njëjti prapanik, i kthyer mbrapsht. Dallohet se fillimisht kjo pjesë ka qenë e kornizuar edhe me ngjyra — ende duken gjurmët e fijeve të ngjyrosura. Me kalimin e kohës, pjesa e brendshme e kornizuar është shpërbërë, dhe mbartësja e saj e ka harrnuar (arnuar).
Lexo po ashtu:  Kongresi i Manastirit/ Burrat që unifikuan alfabetin e Gjuhës Shqipe, 114 vjet më parë

Ngjyrat e kornizimeve dhe të xhufkave (tufave të xhubletës) përbëjnë një temë më vete — ndër më interesante për studimin e ngjyrave në veshjet tradicionale shqiptare. Për këtë do të flasim një herë tjetër.


Vlera dhe Mosha e Pjesëve të Ruajtura

  • Foto 3. Detaj (fragment) i gjendjes fillestare, tashmë i kthyer mbrapsht.
    Këtu del në pah një çështje tjetër: Sa e vjetër është kjo pjesë, e cila është ripërdorur dhe më pas e harrnuar?
    Mundet dhe duhet të ketë një moshë më të madhe se një shekull e gjysmë.

Një shekull e gjysmë përfshin 3–4 breza, çka do të thotë se ajo është ripërdorur brez pas brezi, në vazhdimësi. Për ta bërë më të besueshme këtë, kujtojmë se ruhen ende tre pjesë të Xhubletës së Ngushtë të Pukës, të punuara rreth viteve 1840fshatin Dardhë të Pukës.


I hodha këto radhë për të treguar se në disa zona, kushtet ekonomike kanë qenë tepër të vështira, por, pavarësisht kësaj, xhubleta ka mbetur shoqëruese dhe pjesë e pandashme e grave të atyre trevave.
Madje, edhe varrimi i grave bëhej me xhubletë — për ta pasur me vete si pjesë të qenies dhe të jetës së përtejme.

Lexo po ashtu:  Piramida më e vjetër në botë, hapet për publikun për herë të parë pas 90 vitesh

Shënim dhe foto: J. Brahaj


WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com