Gazeta “Kosova sot”: Përshendetje i nderuar z. Mekuli, uroj të jeni mirë dhe të gjeni kohë të përgjigjeni lidhur me këtë temë…

– 𝐀 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐨𝐧𝐢 𝐬𝐞 𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐚𝐥𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐳𝐠𝐣𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐢𝐫𝐚, 𝐧𝐞̈𝐬𝐞 𝐑𝐢𝐜𝐡𝐚𝐫𝐝 𝐆𝐫𝐞𝐧𝐞𝐥𝐥 𝐞𝐦𝐞̈𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐬𝐞𝐤𝐫𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐢 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐀𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧?

𝑱𝒂 𝒑𝒆̈𝒓𝒈𝒋𝒊𝒈𝒋𝒂 𝒆 𝒌𝒓𝒆𝒚𝒓𝒆𝒅𝒂𝒌𝒕𝒐𝒓𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝑴𝒆𝒌𝒖𝒍𝒊𝑷𝒓𝒆𝒔𝒔, 𝑮𝒆̈𝒛𝒊𝒎 𝑴𝒆𝒌𝒖𝒍𝒊, 𝒅𝒉𝒆̈𝒏𝒆̈ 𝒈𝒂𝒛𝒆𝒕𝒆̈𝒔 𝑲𝒐𝒔𝒐𝒗𝒂 𝒔𝒐𝒕:

Gëzim Mekuli:

“Mendoj se diskutimi mbi «përballjen» e kryeministrit Kurti me diplomacinë amerikane, veçanërisht nëse Richard Grenell merr një pozitë të lartë, duhet parë me një këndvështrim më të gjerë e më të thellë. Ne e dimë se Amerika ka një bazë të fuqishme ushtarake në Kosovë, Bondsteel, dhe kjo tregon qartë se interesat e përbashkëta mes Kosovës dhe SHBA-së janë shumë më të thella se marrëdhëniet personale apo mosmarrëveshjet individuale. Kjo nuk është thjesht një çështje e Albin Kurtit apo Richard Grenellit; kemi të bëjmë me një aleancë strategjike dhe interesa gjeopolitike afatgjata mes dy vendeve tona.

-Albin Kurti deri më sot ka ndjekur politika që janë demokratike, transparente, dhe duke u përqendruar në përmirësimin e institucioneve dhe forcimin e sundimit të ligjit. Asnjë nga veprimet e tij – duke nënvizuar edhe komunikimin publik – nuk kanë qenë jodemokratike apo ekstremiste, përkundrazi, ai ka promovuar vazhdimisht bashkëpunimin dhe përfaqësimin e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Është më e saktë të pyetemi, jo nëse Kosova ka probleme sepse Kurti është kryeministër, por se si do të ishin institucionet e Kosovës nëse nuk do të kishte një qeveri të tillë demokratike dhe të përgjegjshme.

Lexo po ashtu:  "Vëllavrasi” – Ndre Mjeda

Në vend që të fokusohemi tek një individ, politika duhet të shikohet si një proces kolektiv, ku qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre janë pjesë e vendimmarrjes. Politika e Kosovës nuk është e përqendruar tek një person apo një qeveri e vetme, por tek dëshira e popullit për zhvillim, demokraci, cilësi dhe drejtësi. Dhë këtë pasqyrim të realitetit media shqipe duhet ta përçoj me më sinqeritet, me më ndershmëri e mbi të gjitha me më shumë profesionalizëm.

Fokusimi i medias tek «konflikti» i mundshëm mes Kurtit dhe Grenellit është sipërfaqësor, retorik dhe shmang realitetin që Kosova ka telashe serioze në fusha si gjyqësori dhe lufta kundër korrupsionit, probleme të cilat janë trashëgimi e qeverive të mëparshme të korruptuara. Pra, prioriteti ynë duhet të jetë përmirësimi i këtyre institucioneve dhe forcimi i demokracisë, dhe në këtë drejtim bashkëpunimi me SHBA-në mbetet i rëndësishëm dhe i natyrshëm për Kosovën dhe për gjeopolitkën shqiptare në përgjithësi.

Albin Kurti është kryeministër i Kosovës dhe mbron interesat e popullit që e ka zgjedhur përmes votës demokratike, apo jo? Kjo është e dëshmuar qartë. Secili mund të japë komente, por është populli i Kosovës që vendos kush do ta udhëheqë. Respekti për këtë vendim demokratik është thelbësor dhe nuk duhet të cenohet nga propaganda apo retorika e jashtme ose e brendshme.

Lexo po ashtu:  Shërohet nga COVID-19 kryepeshkopi Anastas Janullatos

Ata që shohin përballjen e Kurtit me Grenellin si diçka të pashmangshme, mendojnë me një mentalitet disfatist dhe të kompleksuar. Për Kosovën, përparësia nuk është individi, por e ardhmja e një vendi të pavarur, me institucione të forta dhe një demokraci të shëndetshme.

@followers