Për Gjermaninë si një vend në qendër të Europës është e rëndësishme që kufijtë të mbeten të hapura, pasi ka një cikël ekonomik funksional që të luftojmë së bashku pandeminë, theksoi kancelarja gjermane Angela Merkel në video-konferencën e udhëheqësve BE mbi evolucionin e pandemisë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbrojti rikthimin e kufizimeve gjithëpërfshirëse dhe mbylljen mbarëkombëtare në Gjermani muajin e ardhshëm duke theksuar se kombi po përballej me një situatë dramatike dhe duhej të veprohej shpejt, në mënyrë që të mbrohej shërbimi shëndetësor nga kriza. “Infektimet e reja janë në rritje të mprehtë”, tha ajo në një deklaratë në parlament.

“Një dinamikë e tillë do të rëndojë njësitë tona të kujdesit intensiv brenda disa javësh”, shtoi kreu i qeverisë federale. Gjermania ka regjistruar 16 774 infektime të reja dhe 89 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit krahasuar me një ditë më parë.

Lexo po ashtu:  Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com