Vijnë lajme shumë të rëndësishme sa i takon të ardhmes së Lionel Mesit. Fituesi i gjashtëfishtë i “Topit të Artë”, ka vendosur të mos e aktivizojë klauzolën që e lejonte të dilte lojtar i lirë nga Barcelona në fund të këtij sezoni. Ylli argjentinas do të vijojë të qëndrojë në Katalojë deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm, datë kur edhe i skadon kontrata zyrtare me ekipin blaugrana.

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Ky vendim i Leo Mesit ka lënë me gisht në gojë Interin dhe Mançester Sitin. Zikaltërit dhe kampionët e Anglisë kanë provuar dhe shpresuar që të siguronin shërbimet e “Pleshtit” këtë verë dhe zërat kanë qenë të shumtë, por mesa duket do të duhet të presin edhe 365 ditë, gjithnjë nëse Leo nuk vendos ndryshe.

Lexo po ashtu:  Në këtë datë, Jose Mourinho u emëruar për herë të parë trajner i Chelseat – Top 10 transferimet e tij më të mira te The Blues

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com