Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, që vjen nga Aleanca për Ardhmërinë̈ e Kosovës (AAK) ka shkarkuar anëtarët e bordit të Universitetit të Pejës, “Haxhi Zeka”, dhe ka emëruar një bord politikë prej tre anëtarësh.
Në vendimin që ka siguruar Periskopi, bëhet e ditur se anëtrë të bordit janë emëruar: Ariana Xhemajli, Ardian Berisha, Shkendije Ukaj.
Në informacionet që ka Periskopi, Ardian Berisha tashmë anëtarë i ri i bordit drejtues është edhe Shef i grupit të Këshilltarëve të AAK-së, në Kuvendin Komunal të Pejës.
Pjesë e këtij bordi drejtues të ri, del të jetë edhe motra e deputetit të AAk’së Shkumbin Demalijaj.
Në këtë vendim po ashtu është̈ bërë edhe arsyetimi për ndryshimet e fundit që bëri Likaj, duke thënë se ishte nevoja për emërimin e anëtarëve të rinjë.
Ndryshe kujtojmë se Ministri Likaj një muaj më parë kishte shkarkuar edhe bordin e UP’së, duke i zëvendësuar me emra të rinjë