Kohëzgjatja e leximit: 3 minuta

Konjufca: Përfshirja e Kosovës në Korridorin VIII, domosdoshmëri strategjike për sigurinë rajonale

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Korridorin VIII, të mbajtur në Sofje, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, theksoi rëndësinë strategjike të ndërlidhjes së Kosovës me rrjetet rajonale të transportit dhe energjisë.

Konjufca tha se lidhja rajonale nuk është vetëm çështje ekonomike, por edhe një shtyllë e rëndësishme e sigurisë së Ballkanit Perëndimor.

“Nënvizova rëndësinë e përfshirjes së plotë të Kosovës në këtë rrjet. Investimet tona në Linjën Hekurudhore 10 dhe hekurudhën e planifikuar Prishtinë-Durrës do të forcojnë lidhjen rajonale, do të diversifikojnë rrugët e transportit dhe do të përforcojnë arkitekturën euroatlantike të sigurisë së Ballkanit Perëndimor”, shkroi Konjufca në X.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për pengimin e vazhdueshëm të shkëmbimeve të energjisë elektrike ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Sipas tij, pengesat e tilla cenojnë sigurinë energjetike të rajonit dhe kërkojnë reagim të qartë nga institucionet evropiane për zbatimin e detyrimeve ekzistuese.

Lexo po ashtu:  Një tjetër rajon në Spanjë vendoset në izolim, për shkak të shpërthimit të ri të coronavirusit

Korridori VIII është një nga arteriet kryesore të transportit të Evropës Juglindore. Ai synon të lidhë Detin Adriatik me Detin e Zi, përmes Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke përfshirë modernizimin dhe ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.

Në Bullgari, korridori shtrihet nga Gyueshevo drejt Pernikut, Sofjes e Plovdivit dhe më tej drejt Burgasit e Varnës. Një prej hallkave kryesore që ende kërkon përfundim është lidhja hekurudhore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, përmes Gyueshevos dhe Kriva Palankës.

Korridori VIII është pjesë e rrjetit evropian TEN-T dhe shihet si një projekt strategjik për rritjen e tregtisë, lëvizjes së njerëzve dhe mallrave dhe integrimit ekonomik të Evropës Juglindore.

Për Kosovën, përfshirja në këtë arkitekturë të re të ndërlidhjes do të nënkuptonte jo vetëm më shumë mundësi ekonomike dhe transport më të shpejtë, por edhe një rol më të fuqishëm në hapësirën strategjike dhe euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.
In Sofia, at the International Conference on Corridor VIII, hosted by

Lexo po ashtu:  Vuçiq paralajmëroi vizitën në Kosovë, Kurti: Natyrisht se nuk do t’i jap leje, është i padëshiruar
🇧🇬

FM

@vpetrova_mfa, I emphasized that regional connectivity is not only an economic imperative, but a strategic pillar of

🇪🇺

security and resilience. I underscored the importance of Kosova’s full inclusion in this network. Our investments in Railway Line 10 and the planned Prishtina–Durrës railway will strengthen regional connectivity, diversify transport routes and reinforce the Western Balkans’ Euro-Atlantic security architecture. I also raised Serbia’s continued obstruction of electricity exchanges with the Republic of Kosova, despite the

@ener_community deadline. This undermines regional energy security and requires firm European action to ensure compliance with existing obligations. Corridor VIII must become more than a line on a map. A resilient and interconnected Western Balkans requires unhindered cooperation and the full inclusion of

🇽🇰

.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com