Ministria e Mbrojtjes ka falënderuar kompaninë Baykar, përmes prodhuesit Skydagger, për dorëzimin në kohë rekord të dronëve të prokuruar nga Ministria.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Kontrata me Baykar, kompania amë e Skydagger, u nënshkrua në nëntor të vitit të kaluar. Sipas planit fillestar, dronët duhej të mbërrinin në janar 2026, mirëpo falë përkushtimit dhe profesionalizmit të kompanisë, dorëzimi u realizua tre muaj më herët,” thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Ministria thekson se me këtë furnizim po vazhdon të “rrisë dhe forcojë kapacitetet goditëse të ushtrisë, në përputhje me zhvillimet teknologjike dhe taktikat e luftës bashkëkohore.”

Në përfundim, Ministria shprehu mirënjohjen: “Faleminderit Baykar dhe Skydagger!”
