Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19. Nëpërmjet një postimi në Facebook, MSH njoftoi se të gjithë qytetarët 12 vjeç e lart mund të vaksinohen.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Marrja e vaksinës kundër COVID-19 është e shpejtë, e lehtë dhe falas. Mbroni veten dhe të dashurit tuaj në këtë sezon festash me një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër COVID. Të gjithë qytetarët 12 vjeç e lart mund të vaksinohen”, -thuhet në njoftim.
