Joe Biden duket se në fund të mandatit të tij presidencial, ardhur nën peshën e një sëmundjeje nervore, ka marrë vendimet më të esëllta dhe me më shumë pasoja.

Së pari, autorizimi i goditjes së Rusisë me armë raketa amerikane që ndërlikon diplomacinë e administratës së ardhshme.

Së dyti, vendimi për të mbrojtur Beniamin Netanyahu-n duke e barazuar atë me Izraelin, ndaj urdhër arrestit ndërkombëtar të Gjykatës Ndërkombëtare. Kjo e fundit e ekspozon ShBA si tërësisht të anshme dhe mbrojtëse të krimeve të supozuara të Izraelit.

Në një opinion të publikuar në “Foreign Affairs”, Oona A. Hathaway, profesore në Yale, vë në dukje gabimin e madh që po bën ShBA duke mbrojtur Izraelin, duke sulmuar gjykatën.

Gabimet nisin sipas saj që me premisat: ShBA prej kohësh ka kritikuar Netanyahu-n për politikën e tij në Gaza, ka kërkuar qê ai të frenohet, ka kërkuar hapjen e korridoreve humanitare dhe kështu me radhë.

Për më tepër që ShBA siç vë në dukje autorja “nuk ka sugjeruar se akuzat janë të pabaza dhe as mund ta bëjë një gjë të tillë”. Ndaj sulmi ndaj Gjykatës është lojë me rrezik për besueshmërinë e ShBA edhe pse as ShBA dhe as Izraeli nuk janë pjesë e Statutit të Romës.

Sanksionimi i gjykatës do të përçonte një mesazh të gabuar: angazhimi i ShBA ndaj drejtësisë ndërkombëtare nuk është parimore por pastërtisht politike

shkruan Hathaway.

Lexo po ashtu:  Fuqia numerike e Aleancës për Shqipërinë Europiane

Ajo shton se Gjykata ka juridiksion mbi territoret në fjalë sepse Palestina është anëtare e saj që nga viti 2015. Me një vendim të vitit 2021 Gjykata çmoi se juridiksioni i saj sipas kërkesës palestineze shtrihet në Gaza dhe Bregun Perëndimor, përfshirë Jeruzalemin Lindor, çka në atë kohë u kundërshtua nga ShBA.

Problemi është i tillë që teston autoritetin e ShBA. Hathaway nënvizon se akuza përfshin përdorimin e urisë si armë nga Izraeli. Për këtë ka disa akuza të tjera publike nga agjenci ndërkombëtare:

  • Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres dy muaj më parë deklaronte se në Gaza 1.1 milionë njerëz përballen me uri katastrofike…si pasojë e një fatkeqësie të provokuar nga njeriu.
  • Drejtori i FAO-s, Cindy McCain, ka deklaruar se në Gaza ka uri të plotë.
  • Në prill, Samantha Power e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, u shpreh se uria po ndodhte në pjesë të Gazas

Të gjitha bashkohen në një dyshim të bazuar se ka një uri të organizuar dhe militarizuar për qëllime politike. Të sulmosh Gjykatën sipas autores është gabim pasi përqendrimi prej saj tek akuza e urisë lidhet me lehtësinë e provimit të saj.

Lexo po ashtu:  Fuqia e Listës Serbe rezultat i mosmarrëveshjeve të partive shqiptare 20 Mars 2021

Më 9 tetor Gallant, ish-ministër i Mbrojtjes deklaronte se:

Kam urdhëruar rrethim të plotë të Rripit të Gazas. Nuk do të ketë energji, ushqim, karburant, çdo gjë është mbyllur. Ne po luftojmë kafshë njerëzore, do të sillemi në përputhje me këtë fakt

Nga ana tjetër gjykata kërkon arrestime për zyrtarë të Hamas-it me akuza të tjera që përputhen me akuzat e Izraelit. Në këto kushte dhe kur urdhër-arrestet kanë pak gjasa të ekzekutohen, sulmi dhe marrja e sanksioneve ndaj Gjykatës:

minon përpjekjet e ShBA për të vendosur Rusinë para drejtësisë për ato që i cilëson si krime të sajat në Ukrainë

Një rezolutë bipartizane e Kongresit e cilësoi gjykatën si një gjykatë ndërkombëtare që kërkon të ruajë sundimin e ligjit, sidomos aty ai ku nuk ekziston.

Hathaway shton se pas Rusisë vjen rasti i Sudanit duke e vendosur botën në regjim gjysmëxhungle.

Sipas saj, e vetmja rrugë mbetet që ShBA të vendosë bashkëpunim me gjykatën dhe Izraeli vetë të nisë hetime për akuzat.

Lexo po ashtu:  “Fjalimi i Vjosa Osmanit – mburrja jonë, mospjesëmarrja e Piktorit në parlament – turpi i politikës shqiptare!”

Nëse asgjë nuk është bërë, nuk ka pse të refuzohet hetimi. Në rast të kundërt, ShBA bën një autogol dhe në finale nuk e mbron Izraelin, por bëhet thjesht një bashkëpunëtore e Netanyahu-t. Diçka në parim poshtëruese për një fuqi të madhe.

MekuliPress ju sjellë më shumë informacion se kush është gazeta prestigjioze “Foreign Affairs”:

Revista Foreign Affairs është një publikim prestigjioz i politikës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve globale, e cila botohet nga Council on Foreign Relations (CFR), një organizatë jopartiake dhe jo përfitimprurëse me bazë në Shtetet e Bashkuara.

CFR dhe, për pasojë, Foreign Affairs nuk identifikohen qartazi me të majtën apo të djathtën. Publikimi synon të jetë një platformë për analiza serioze dhe debate mbi çështjet globale, duke përfshirë një gamë të gjerë pikëpamjesh nga politikanë, akademikë, dhe ekspertë të ndryshëm. Megjithatë, shkrimet e publikuara pasqyrojnë shpesh pozicione të bazuara në politikën tradicionale të jashtme amerikane, që mund të perceptohen si më të moderuara apo centristike.

Prandaj, Foreign Affairs nuk mund të konsiderohet qartazi as si organ i të majtës as i të djathtës, por një platformë e mendimit analitik dhe debatit mbi çështje globale.