Aksionet e kompanisë u rritën me 25% menjëherë pas lajmit. Investimi i Musk në Twitter përllogaritet në 2.89 miliardë dollarë.
CEO i Tesla Elon Musk bleu 9.2% të aksioneve të Twitter. Ai ka qenë një prej përdoruesve të profilit të lartë të platformës me 8 milionë ndjekës.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareAksionet e kompanisë u rritën me 25% menjëherë pas lajmit. Investimi i Musk në Twitter përllogaritet në 2.89 miliardë dollarë.
Pak ditë më parë CEO i Tesla në rrjetin social Twitter pyeti përdoruesit nëse platforma i bindet principit të fjalës së lirë ose jo me shumicën e përdoruesve prej 70.4% votuan përgjigjen “Jo”.

Në atë cicërimë ai thoshte se pasojat e kësaj ankete do të ishin të rëndësishme. Në fillim të muajit Musk ishte shprehur se e konsideronte veten një absolutist i fjalës së lirë pasi tha se Starlink kishte refuzuar kërkesën e disa qeverive për të bllokuar aksesin në burimet Ruse të lajmeve.
“Nuk do ta bëjmë vetëm nëse na vendosin një armë në kokë,” kishte thënë Ai.
