Muzeu Historik Kombëtar kërkon 1,000 Dea: A e keni marrë emrin nga Dea e Butrintit?
Muzeu Historik Kombëtar ka ndërmarrë një nismë të veçantë për të gjetur 1,000 vajza dhe gra që mbajnë emrin Dea, duke u frymëzuar nga një prej figurave më të njohura të trashëgimisë arkeologjike shqiptare, Dea e Butrintit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Nisma synon të krijojë një lidhje simbolike mes Deas së Butrintit dhe vajzave shqiptare që ndër vite kanë marrë këtë emër.
Muzeu ka ngritur edhe një pyetje për pjesëmarrëset: A është emri Dea i frymëzuar nga Dea e Butrintit?

“Nga një Dea… te 1,000 Dea. Fillojmë?”, është ftesa e Muzeut Historik Kombëtar.
