Sonda e NASA-s që është dërguar në Mars ka lëshuar tingujt e parë, që dëgjohet qartë lëvizja e mjetit nëpër Planetin e Kuq, shkruan The Guardian.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Zhurmat e krijuara nga sonda Perseverance me gjashtë rrota, tregojnë se ajo kishte lëvizur nëpër Mars – e testimet e saj fillimisht ishin kryer para se ta fillonte zyrtarisht misionin.
Tingujt janë dërguar në laboratorin Propulsion të Pasadena, Kaliforni.

“Po t’i dëgjoja këta tinguj derisa vozisja veturën, do ta dërgoja menjëherë veturën te mjeshtri”, tha Dave Gruel, inxhinier i ekipit që kanë prodhuar sondën.
“Por kur e mendoni se ku është regjistruar dhe nga çfarë distance është dërguar, ka kuptim”, ka shtuar Gruel.
Kujtojmë që Perseverance, është sonda më e madhe dhe më e avancuar që ndonjëherë ka zbritur në Mars në afërsi të lumit delta, që ka për mision hulumtimin e gjurmëve nga e kaluara. Mostrat e saj do të merren dhe do të rikthehen në Tokë.
