Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Qytetarë të shumtë, bashkatdhetarë nga diaspora dhe përfaqësues të institucioneve, për tre ditë me radhë u përkulën para varrit të Adem Jasharit, familjarëve të tij dhe të rënëve në marsin e 1998-ës në Prekaz.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në ditën e tretë të Epopesë, dhe e fundit, duke filluar nga ora 17:45, ka filluar ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Sot ka përfunduar manifestimi gjithëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Pas ndezjes së flakadanëve, vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve” në Skenderaj, më të cilin aktivitet përmbyllet manifestimi treditor, në sheshin që mban emrin e komandantit Adem Jashari.

Lexo po ashtu:  Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com