Lacio dhe Atalanta kanë ndarë pikët në ndeshjen e çmendur e vlefshme për javën e tetë të Serisë A. Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ishte 3-3, aty ku Lacio ka gjetur forcat dhe arritur të marrë një pikë, pas tre golave të pësuar në pjesën e parë.

Skuadra ku aktivizohet Gjimshiti, i cili nuk luajti këtë ndeshje ka kalur në epërsinë e tre golave në pjesën e parë. Dy gola të Murielit dhe nga një i Gomezit, e bën mbasditen e lacialëve të tmerrshme.

Por në pjesën e dytë, skuadra e Inzagit gjeti forcat dhe ka arritur të shënojë brenda një minute me anë të Imobile dhe Korrea. Ndërkaq në minutën e 92-të sërish Imobile me penallti, i ka dhënë barazimin skuadrës së tij.

Tashmë Lazio ka shkuar në kuotën e 12 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Atalanta ndodhet në vendin e tretë me 17 pikë.