Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se “Kontejnerët me mijëra dronë luftarakë kamikazë Skydagger mbërrinë sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’”. Sipas tij, “dhjetëra ushtarakë të FSK-së tashmë janë trajnuar për përdorimin e tyre” një furnizim që qeveria përshkruan si hap vendimtar për të rritur kapacitetet goditëse të ushtrisë së Kosovës.“Kontrata është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar me Kompaninë e mirënjohur turke Baykar, që është kompani amë e prodhuesit Skydagger. Dronët Skydagger ishte planifikuar të mbërrijnë në janar 2026, por i morëm tre muaj më herët.

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

”Në postimin e tij Kurti ka njoftuar se bëhet fjalë për dronë kamikazë FPV të tipit RTF (Ready to Fly), të pajisur me mjete shpërthyese me qëllim goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut. Kryeministri e vendos këtë furnizim brenda strategjisë së qeverisë: bashkë me TB2 Bayraktar dhe dronët Puma, ky kontingjent “po vazhdon të ngrisë dhe shtojë fuqinë goditëse të ushtrisë sonë për të ndërtuar një force të aftë dhe koherente me zhvillimet e reja teknologjike dhe taktikat e luftës bashkëkohore.” ka thënë Kurti./MekuliPress/

Lexo po ashtu:  “Dielli”, 1913: “Dhelpëritë greke. Kërkojnë bashkim me Shqipërinë, si Austria me Hungarinë”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com