Poezia “Nënës sime” e shkruar nga autori gjermano-zviceran Hermann Hesse, i kushtohet nënës. Bëhet fjala për vdekjen e nënës së një djali të larguar nga atdheu i tij. Ai lutet që nëna ta kuptojë e ta falë që nuk iu gjend pranë në momentet e fundit të jetës. Poezia i përshtatet çdo mërgimtari që për shkak të zgjedhjeve të vështira në jetë, gjendet larg prindërve dhe atdheut të tij.

“Nënës sime”

Kaq shumë kisha për të të thënë
Po mbeta larg e larg mërguar
Në këto ditë, e dashur Nënë,
Më mirë ti më ke kuptuar.

Për ty dhuratën kam menduar
Edhe punuar gjat’ e gjatë,
Porse më mbet këtu, në duar.
Ti mbylle sytë këtë natë.

Por ndjej se, duke e lexuar,
Më zbutet dhimbje e kësaj zije.
Mirësia jote e patreguar
Më lidh me ty me mija fije.
Edhe çdo natë e njëjta ëndërr

Në ëndërr ti më rri kaq larg
Si më rreh zemra, ta dish!
O Nënë, Nënë, vallë s’di
Tek unë si të vish?
E njëjta ëndërr net për net!
Si më rreh zemra, ta dish!
O Nënë, Nënë, përse nuk do
Këtu, tek unë, të vish?
Në fushat

Lexo po ashtu:  “Nervat e grave” nga Dritëro Agolli

Në qiell enden retë pafund,
Në fushat fryjnë e fryjnë thëllime,
Në fushat endet e endet gjithkund
Fëmia i humbur i nënës sime.
Në rrugë era fryn gjethet e thata,
Në pemë zogu klith me vajtim,
Atje, matanë malesh të larta,
Ndodhet, diku, atdheu im.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com