Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare: Synohet zgjidhje për Rugovën, Lugun e Butë dhe Deçanin
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareFitore Pacolli shkruan:
Sot kam nënshkruar vendimin për inicimin e plotësim-ndryshimit të legjislacionit për Parqet Kombëtare (“Sharri” dhe “Bjeshkët e Nemuna”).

Ky rishikim synon të krijojë një balancë të drejtë mes mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm duke ridefinuar statusin e zonave të banimit. Procesi do t’u përshtatet specifikave të tri rajoneve: Rugovës, Lugut të Butë dhe Deçanit, me qëllim që të garantohet një jetë e dinjitetshme për banorët dhe të ruhen traditat, kultura, historia dhe natyra e këtyre zonave.
Ministria garanton se gjatë këtij procesi do të organizohen dëgjime publike dhe konsultime të ngushta me banorët lokalë të Rugovës, Lugut të Butë dhe Deçanit, për të siguruar që kërkesat e tyre të trajtohen me prioritet.
