Shoqëria që mat gjithçka me para, por harron njeriun
Në vitin 2011, Steve Jobs u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare, i mposhtur nga kanceri i pankreasit. Pas tij mbeti një pasuri prej rreth 7 miliardë dollarësh, por edhe një reflektim i thellë mbi jetën, që tingëllon si një paralajmërim për botën tonë, gjithnjë e më materialiste.
I shtrirë në shtrat, i sëmurë, ai kuptoi një të vërtetë të thjeshtë dhe të dhimbshme: fama, pushteti, luksi, dhe paratë humbin çdo kuptim përballë vdekjes. Mund të paguash mjekët më të mirë në botë, teknologjinë më të avancuar, luksin më ekstrem, por nuk mund të blesh shëndetin, as edhe një ditë më shumë jetë.
Steve Jons vuri re, edhe pse me shumë vonesë, se:
Një orë 200 euro dhe një orë 2 milionëshe tregojnë të njëjtën kohë.
Një veturë 50 mijë euroshe dhe një tjetër 500 milionëshe të çojnë në të njëjtin cak.
Një verë e shtrenjtë dhe një e zakonshme lënë të njëjtën dhimbje koke të nesërmen.
Pra, dallimi nuk është në çmim, por në kuptim. Dhe kuptimi i jetës nuk blihet.
“Lumturia e vërtetë”, thoshte ai, “nuk vjen nga gjërat që zotërojmë, por nga njerëzit që na duan e që na rrethojnë.” Të kesh dikë me të cilin të flasësh, të qeshësh, të ndash heshtjen; kjo është pasuria e vërtetë.
Disa të vërteta që nuk vjetrohen kurrë:
Mos i rrisni fëmijët për t’u bërë të pasur, rritini për t’u bërë të lumtur. Kështu, kur të rriten, do të njohin vlerën e gjërave, jo vetëm çmimin e tyre.
Ushqehuni për të jetuar shëndetshëm, përndryshe një ditë do të jetoni për t’u ushqyer me barëra.
Ata që ju duan vërtet, nuk largohen, edhe kur kanë arsye për ta bërë.
Ka dallim mes të qenit thjesht i gjallë dhe të qenit vërtet njeri.
Mund të shkosh shpejt vetëm, por për të shkuar larg, ke nevojë për të tjerët.
Në një botë që matë suksesin me pasuri, status dhe pamje, MekuliPress ju fton të kujtoni këtë fakt: në fund të rrugës, nuk merrni me vete as shtëpi, as vetura, as llogari bankare. Ajo që mbetet janë momentet, dashuria, kujtimet dhe njerëzit që ti ke nderuar dhe i ka dashtur fort zemra juaj.
Prandaj, kudo që të jeni sot në jetë; ndaluni një çast. Falënderoni. Shijoni gjërat e vogla. Vlerësoni burrin, gruan, të dashurën, të dashurin, familjen, shokët dhe shoqet. Sepse kur perdja të bjerë, pasuria e vetme që ka vlerë është ajo që keni ndarë me të tjerët. #MekuliPress.com
