Nga: Charles Bukowski
Të vajtojmë për vdekjen është e njëjtë sikur të vajtojmë kur një lule e humb ngjyrën. Ajo që më tmerron nuk është vdekja por jetën që njerëzit e jetojnë, ose më mirë thënë, jetën që nuk e jetojnë deri në vdekje.
Ata nuk e respektojnë jetën e tyre, ata shurrojnë mbi jetën e tyre, ata dhjesin mbi jetën e tyre. Pafundësisht budallenj.
Shumë të fiksuar me seksin, filmat, paratë, familjen… Kokat i kanë të mbushura me pambuk. Ata ndizen në Zotin pa menduar aspak, ata ndizen në atdhedashurinë pa menduar aspak.
Shpejt harrojnë të mendojnë me kokën e tyre, i lejojnë të tjerët të mendojnë në vend të tyre. Duken të shëmtuar, flasin shëmtuar, ecin shëmtuar. Ua këndoni atyre këngën më të mrekullueshme të shekullit, ata nuk do ta dëgjojnë.
Vdekja e shumë njerëzve është vetëm një mashtrim. Tek ata nuk ka se çfarë të vdes më. /MekuliPress.com/
