Kohëzgjatja e leximit: 6 minuta

Ora 23:00, telefoni bie! Gazetari apo diktaturë televizive; Ku është etika dhe privatësia?

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Është koha që gazetarët ta kuptojnë se gazetaria nuk është leje për të telefonuar këdo, kur ty të teket, në çfarëdo ore dhe pa asnjë paralajmërim!

Çfarë gazetarie është kjo kur një moderator televiziv, vetëm për të prodhuar spektakël televiziv, për të ushqyer egon e tij personale dhe për të fituar shikueshmëri e reklama, merr në telefon drejtpërdrejt, zyrtar policie, ushtrie, politikan apo përfaqësues institucioni në orën 21:00, 22:00 apo edhe 23:00,? E ketë dhunë publike, këta gazetarë e bëjnë pa paralajmërim dhe pa asnjë marrëveshje paraprake për “intervistë?” Diktaturë televizive?

A nuk kanë këta njerëz familje? A nuk kanë të drejtë këta njerëz të pushojnë, të hanë me familjen, të kujdesen për fëmijët apo thjesht të kenë disa sahat privatësi larg detyrës publike?

Të jesh polic, ministër, deputet apo zyrtar shtetëror nuk do të thotë të heqësh dorë nga jeta private. Përgjegjësia publike nuk e zhduk të drejtën për privatësi dhe as nuk e shndërron telefonin personal të një njeriu në pronë të një televizioni komercial; Kjo nuk është vetëm çështje mirësjelljeje apo edukate familjare; Është çështje etike dhe profesionalizmi gazetaresk. Pikë!

Përsëri shembuj nga Norvegjia: Në këtë vend, kodi etik i shtypit kërkon që gazetari të sillet me shumë kujdes dhe konsideratë, duke mos abuzuar me emocionet, mungesën e përvojës mediatike apo gjendjen e cenueshme të njerëzve; Shumë qartë ky kod kërkon respektimin e privatësisë së individit. Jo dhunë gazetareske!

Lexo po ashtu:  Britania e Madhe ndalon rrjetet sociale për personat nën 16-vjeç

Edhe në Gjermani, kodeksi gazetaresk përcakton qartë mbrojtjen e personalitetit dhe të drejtën e individit për privatësi; Biles paralajmëron kundër gazetarisë sensacionale, panikëprodhuese në të cilën njeriu shndërrohet në objekt spektakli. Pra, standardet profesionale evropiane nuk e konsiderojnë njeriun sall material të lirë për spektakël televiziv. Pikë!

Natyrisht, gazetaria ka të drejtë dhe detyrim të kërkojë përgjigje, të bëjë pyetje të vështira dhe të kërkojë llogaridhënie nga zyrtarët shtetëror dhe pushteti; Në ngjarje të jashtëzakonshme, e në situata lufte, gazetaria/gazetarja mund të kërkojë edhe komunikim jashtë orarit të punës, kjo është krejt normale. Por “situata e luftës” nuk mund të shpiket për të mbushur minutat e emisionit televiziv; Shqiptarët nuk kanë nevojë për aktrime televizive, dramatikë me elmenete të filmave të Hollywoodit. Pikë!

Unë pyes: Pse nuk organizoni intervista paraprake? Pse nuk kërkoni deklarata zyrtare? Pse nuk caktohet një orar i arsyeshëm për komunikim? Pse duhet që një njeri të vendoset papritur përballë kamerave, në mest ë natës, në një situatë të papërgatitur, vetëm që gazetari apo moderatori të krijojë tension, siklet, dhunë, pasiguri sociale dhe spektakël?

Ta dini se kjo mënyrë e komunikimit publik po shndërrohet në një formë presioni, dhune dhe poshtërimi publik para krejt familjes, fëmijëve, të afërmëve dhe rrethit të gjërë; Të telefonosh dikë, në mes të natës, pa pikë paralajmërimi, ta vendosësh drejtpërdrejt në transmetim televiziv dhe ta detyrosh të përgjigjet atypëraty, nuk është domosdoshmërisht gazetari kritike; Është e kundërta, sepse kjo sjellje e gazetarit është edhe një formë e dhunës simbolike mediatike mbi njeriun; është Diktarurë sociale!

Lexo po ashtu:  Kryeministri Albin Kurti ka ripërsëritur se masat e Bashkimit Evropian duhet të tërhiqen

Të dashur kolegë,
Të nderuar lexues,

Gazetaria nuk matet me numrin e telefonatave të befasishme, me zërin shurdhues, të lartë e aktrime holliwudiane të moderatorit apo me sikletin, pozitën e vështirë dhe stresin që i shkakton të “ftuarit” në studio; Gazetaria, (nëse e keni harruar po ua kujtoj), matet me profesionalizmin, verifikimin, etikën, empatinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut; Një televizion që, për të fituar edhe një shikues më shumë, sakrifikon etikën profesionale, duhet ta pyesë veten: a po informojmë publikun apo po prodhojmë, dhunë e spektakël duke cenuar dinjitetin dhe privatësinë e njerëzve? Dhe pyetja më thelbësore është; sa e ndihmon kjo telefonatë e papritur dhe agresive në zgjidhjen e problemit që ti e diskuton në publik? Ku është qëllimi: poshtrimi publik?

Edhe një pyetje tjetër për moderatorët agresivë, këta aktorë holivudian, që po e praktikojnë këtë mënyrë poshtëruese e lincuese të gazetarisë: A do ta vlerësoni profesionale dhe etike nëse dikush do të telefononte TY, në orën 23:00, apo edhe më vonë? A do ta vlerësoje profesionale dhe etike nëse TY, dikush, nëse i teket, do të telefononte papritur e drejtpërdrejt në televizion dhe do të kërkonte llogari, pa paralajmërim dhe pa ju dhënë mundësinë të vendosnit nëse mund të zhvilloni një intervistë nga krevati në mes të natës? Të nderuar, kjo lloj gazetarie ka elemente të “diktaturës së intevistave” dhe të linçimit pulik. Pikë! Pikë! Pikë!

Lexo po ashtu:  Në sektorin privat s’mund të ketë pagë nën 350 euro

E përsëris; Gazetari/gazetarja ka të drejtë të kërkojë llogari nga zyrtarët dhe nga pushteti, por nuk ka të drejtë ta trajtojë çdo njeri si halet, e as si send të vetin, si rob të emisonit të vet! Pikë! Pikë! Pikë!

Konsekuent deri në pikën e fundit!
Në një vend ku çdo telefonatë mund të shndërrohet në spektakël televiziv, ku çdo mospërgjigje e telefonatës interpretohet si faj dhe çdo heshtje si dyshim e aktakuzë, njeriu rrezikon të humbë një nga të drejtat më themelore: të drejtën për të qenë thjesht njeri.

Diktatura e re nuk paska nevojë për burgje, pranga dhe policë; Ndonjëherë asaj i mjafton një studio televizive, një telefonatë e papritur, një kamerë dhe një moderator që e ngatërron presionin psikologjik me guximin gazetaresk.

Thjeshtë, në emër të informimit, individi nxirret para një gjykate publike pa gjykatës, pa rregulla loje, pa kohë për t’u përgatitur dhe pa mundësi për të mbrojtur punën dhe dinjitetin e vet. E papërballueshme! Kjo nuk është gazetari; Është spektakël i ndërtuar mbi befasinë dhe poshtërimin e tjetrit; E paparë kjo diktaturë mediatike!

Dreqi e martë, çfarë vlere ka informimi kur çmimi i tij është dhunimi i dinjitetit njerëzor? Dhe kjo është “diktatura e dhimbjes” që ne nuk duhet ta pranojmë në emër të asnjë shikueshmërie apo “hulumtimi”! Pikë! Pikë! Pikë!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com