Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Përfaqësuesja e Kosovës përballë Austrisë, Dardanët synojnë hapin e madh drejt Botërorit 2027

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Prishtina bëhet sonte arenë e një sfide të rëndësishme për futbollin e femrave. Përfaqësuesja e Kosovës pret Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, me synimin për të shfrytëzuar përkrahjen vendase dhe për të hedhur një hap drejt ëndrrës së kualifikimit në Kupën e Botës 2027.

Dardanet zbresin në fushë sot, më 9 tetor, nga ora 18:00, në ndeshjen e parë të fazës së parë të play-off-it për Botërorin që do të mbahet në Brazil. Përballë kanë një kundërshtare të fortë, por Kosova do të kërkojë të dëshmojë se mund të rivalizojë edhe përfaqësuese me përvojë më të madhe ndërkombëtare.

Austria konsiderohet favorite në këtë duel, pasi garoi në Ligën A të kualifikimeve, ndërsa Kosova fitoi grupin e saj në Ligën C, ku u përball me Kroacinë, Bullgarinë dhe Gjibraltarin. Megjithatë, futbolli nuk vendoset vetëm nga emri dhe renditja, por edhe nga guximi, organizimi dhe vendosmëria në fushë. 

Lexo po ashtu:  Çfarë krenarie! Shqiptarja Distria Krasniqi zgjidhet xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021

Hyrja falas, thirrje për tribunat kuqezi

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se hyrja në stadium do të jetë falas, duke u dhënë tifozëve mundësinë që të mbushin tribunat dhe t’u japin futbollisteve mbështetjen e merituar.

Nën drejtimin e Sanije Krasniqit, e cila do ta udhëheqë përfaqësuesen në këto dy përballje pas largimit të Sami Sermaxhajt, Kosova synon të japë maksimumin në këtë sfidë. Një nga emrat që pritet të ketë rol të rëndësishëm është sulmuesja Modesta Uka.

Sonte, në “Fadil Vokrri”, Dardanet kanë nevojë për energjinë e tifozëve dhe për besimin e një kombi që ëndërron t’i shohë edhe futbollistet e tij në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Bashkë për Kosovën, bashkë për ëndrrën e madhe!🇦🇱🇽🇰🇦🇱

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com