Kohëzgjatja e leximit: 5 minuta

Kur shërbëtorët e shtetit bëhen milionerë dhe kritikët më të mëdhenj të pushtetit!

Nga Afrim Nimani

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Para një viti shkova në Kosovë. Shkova që t’i pranoja çelësat e banesës, të cilën e kisha blerë disa vite më parë. Tani më thirrën se objekti ishte përfunduar dhe banesa mund të pranohej.

Përmes agjencisë online „Booking“ rezervova një akomodim në një banesë në qendër të Prishtinës, për pak ditë, derisa të përfundonte pranimi i banesës sime. Pronarja e banesës që e mora me qira, përmes telefonit, më shpjegoi se do të më priste para ndërtesës. Mbërrita në mbrëmje, në kohën e caktuar, para ndërtesës ku ndodhej banesa.

U përshëndetëm dhe e pyeta se ku ishte parkingu, pasi në „Booking“ shkruante se banesa kishte edhe parking.

– Jo, valla, parking nuk ka, por aty afër është një parking me pagesë dhe e ke lirë, vetëm 5 € për gjithë natën!
– Nga 5 €? – i drejtohem. – Atëherë unë do ta lajmëroj „Booking“-un për këtë parregullsi!
– Jo, jo, mos e lajmëro hiç. Qe, merremi vesh: unë t’i heq nga 3 € për çdo ditë. Domethënë, m’i jep 15 € më pak nga çmimi i përgjithshëm!

Lexo po ashtu:  Studimi: Zemërimi e dëmton më shumë shëndetin tonë, sesa trishtimi

Mirë, pajtohemi disi.
Parkova veturën (po ashtu të huazuar), mora valixhen dhe u nisa në drejtim të banesës. Zonja, e cila dukej se ishte në të pesëdhjetat, në shikim të parë mundohej të paraqitej me një stil kulturor dhe si një njeri i nivelit të lartë. Por shpejt e kuptova se, siç duket, rrënjët i kishte andej nga ana e Llapit! Nejse!

E bëra pagesën ashtu siç ishim marrë vesh dhe zonja m’u drejtua:
– Ehh, ju që po jetoni jashtë, u kënaqët!

Mbeta pak i habitur, por iu përgjigja:
– Kënaqësi po ju duket? Të vij për t’i marrë çelësat e banesës dhe, sa kuptova, banesa ende nuk është gati, edhe pse më thirrën në telefon duke më thënë se gjithçka ka përfunduar!

– Unë kam edhe dy banesa të tjera këtu në Prishtinë. Nëse ke ndonjë të interesuar, do t’i shes!
– Po mirë, e ju ku banoni? – e pyeta.
– Kam edhe dy shtëpi. Në njërën banoj me familje, në lagjen Veternik, ndërsa tjetrën e kam lëshuar me qira!
– Oho, ju qenkeni e pasur! Po çfarë profesioni ushtroni?
– Punoj në Qeveri, në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Zonja Donika Gërvalla e kam shefe!
– Oh, sa mirë! Zonja Gërvalla është një person me arsim dhe kulturë të lartë! – i thashë.

Lexo po ashtu:  “Atdheu është atdhe, madje edhe atëherë, kur të vret” – Mitrush Kuteli, drejtuar gruas: Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje

– Ehh, valla, boll mendjemadhe është! Të kalon kah hundët, as nuk të përshëndet bile. Jemi disa aty, në mesin e punëtorëve që punojmë prej një kohe të gjatë, e as që na shikon!

– Atëherë, me siguri je në partinë „Guxo“, apo? – i them unë, sepse, të drejtën ta them, nga gjuha dhe sjelljet fillova të dyshoja se mos ishte e PDK-së ose LDK-së!

– Ahhh, kurrë në atë parti! Parti me pesë-gjashtë veta!

– Ndash me ditë mirë, jam në partinë më të mirë dhe më të madhe në krejt Jugosllavinë: në LDK!
– Si në Jugosllavi? Po s’ka Jugosllavi, moj! Çfarë je duke folur?!

– Oo, e di që s’ka, por ashtu më doli fjala. Mendova: prej të gjitha atyre vendeve që tani janë shtete… Unë jam LDK dhe vetëm LDK!
– Qe sa kohë punoni në atë vend pune? – e pyeta. – Prej vitit 2010 jam aty!

U ngrit në këmbë dhe m’u drejtua: – Natën e mirë! Kur të kthehesh, çelësin e lë mbi tavolinë dhe e mbyll derën.

Lexo po ashtu:  Njeriu më i vjetër në botë: 112 vjeçari tregon sekretet e jetëgjatësisë së tij - Ja çka duhet të bësh...

Pasi doli, mendova me vete: Sa e sa të tillë ka, „shërbëtorë“ të ndryshëm, që sillen e pështillen nëpër ministri dhe rreth pushtetit! Ky grup, pikërisht duke e zhvatur pushtetin në forma të ndryshme, ka arritur të krijojë pasuri të cilën ne, që punojmë me dekada në Perëndim, as përafërsisht nuk e posedojmë.

E ka bërë gjithë këtë pasuri (natyrisht, edhe bashkëshortin e ka diku në pozita të ngjashme) në kurriz të shtetit dhe pushtetit. E, megjithatë, çdo ditë shajnë e ofendojnë kryeministrin, ministrat dhe partitë në pushtet, e sidomos LVV-në dhe „Guxo“-n.

Ky grup është motori i shumë lëvizjeve, propagandave dhe pengesave të ndryshme kundër Qeverisë dhe punës së saj, kundër z. Albin Kurti dhe kundër zonjës Donika Gërvalla, të cilët, pa kursyer kohë e mund, mundohen ditë e natë që ta vendosin shtetin ligjor dhe secilin gur në vendin e vet. /MekuliPress/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com