Kjo parollë nuk është thjeshtë fyerje; kjo është propagandë serbe n’midis të Kosovës e kundër shtetit të Kosovës!

Gëzim Mekuli
/Njohës i shkencave të mediave dhe retorikës/

Në Lipjan është shkruar një fjali që sulmon çdo vlerë të shtetësisë dhe sigurisë së Kosovës: “Policia e Kosovës të ndrydh deri sa të vret.”

Kjo gjuhë e rëndë nuk është një shprehje zemërimi qytetar. Kjo është gjuhë propagandistike, e cila përputhet pikë për pikë me propagandën që Serbia e përdorë në mediat dhe institucionet e saj për ta paraqitur Policinë e Kosovës si “kriminale” dhe “shtypëse”.

Të dashur lexues,
1. A nuk është shqetësuese që kjo parollë/gjuhë është identike me akuzat e Beogradit ndaj Policisë së Kosovës?
A ka ndonjë rast në histori kur opozita e një vendi ka përdorur gjuhën e armikut kundër forcave të veta të sigurisë?

2. A është kjo gjuhë/parollë e porositur nga qarqe të ndikuara nga Serbia, apo të përvjedhura në diskursin politik e mediatik të Kosovës?
Kush ka interes ta përçajë shqiptarët dhe ta zhdukë besimin në Policinë tonë?

Lexo po ashtu:  Zbulimi i naftës në Shqipëri, përfitimet mund të shkojnë deri në 8 milionë euro në ditë

3. Kush e shkroi këtë parollë? Kush e shkroj këtë fjali dhe pse nuk e dënoi askush nga opozita dhe mediat e tyre?
A po heshtin qëllimisht disa grupe opozitare për të përfituar politikisht nga ngjallja e frikës dhe përçarjes?

4. Pse kjo retorikë është e rrezikshme për shtetin e Kosovës dhe për rendin kushtetues?
Kur qytetarëve u thuhet se “Policia të vret”, krijohet panikë, humbje besimi dhe hapje e terrenit për veprime të dhunshme ndaj vetë zbatuesve të ligjit.

5. Pse Serbia dhe sot një pjesë e opozitës po e sulmojnë Policinë e Kosovës në të njëjtën kohë dhe me të njëjtat fjalë?
A nuk është kjo dëshmi se dikush në Prishtinë po vallëzon tango me të njëjtën muzikë me Vuçiqin?

6. Nëse hetimet provojnë se disa policë janë fajtorë për tejkalim kompetencash, a do të thotë kjo se e gjithë Policia e Kosovës është vrasëse?

Të dashur qytetarë,
Kështu po thot Serbia, kështu po thot ‘Lista Srpska’, kështu po thonë strukturat ilegale në veri, e kështu po shprehet edhe kjo parollë.

Lexo po ashtu:  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

Të nderuar qytetarë,
Policia e Kosovës nuk është armike e popullit. Ajo është mbrojtësja e qytetarëve, pa dallim etnie, religjioni apo kulture, dhe gardiane e kufijve të Republikës së Kosovës.

Të sulmosh sot Policinë e Kosovës me gjuhën që të duket se vjen nga Beogradi, është të sulmosh Kosovën si shtet e si politikë.

Sot më shumë se kurrë, na duhet maturi, drejtësi dhe mbështetje për institucionet që ruajnë rendin dhe ligjin.

Konsekuent deri në fund:
Ne e dimë kush e përdor këtë gjuhë: Vuçiqi. Lista Serbe. Mediat serbe, por kur e dëgjojmë këtë gjuhë nga opozita dhe analistë shqiptarë, është alarm për popullin.

Policia e Kosovës është institucioni që mbrojti veriun me gjak, përballoi terrorin e bandave, dhe i rezistoi Serbisë kur të tjerët në Prishtinë e Tiranë heshtnin.

Disa pyetje që duhet t’i bëjmë ne si qytetarë:

1️⃣ Kush e shkroi këtë parollë dhe kujt i shërben kjo?

2️⃣ A është e porositur nga qarqe të ndikuara nga Serbia?

3️⃣ Pse opozita e Kosovës po flet me të njëjtën gjuhë si Beogradi?

Lexo po ashtu:  Deklarata e sakt e Kurtit: Nuk jam takuar me Vuçiqin, ja si reagoi ai

4️⃣ A është normale që për fajin eventual të disa individëve, sulmohet nga analistët dhe avokatët e opozitës gjithë Policia e Kosovës?

5️⃣ Pse Serbia dhe disa media/analistë në Kosovë kanë të njëjtin mesazh kundër Policisë?

Të nderuar lexues të Mekuli Press,
Të kritikosh është legjitime, por të manipulosh me Policinë e Kosovës dhe ta paraqesësh këtë institucion shtetëror si “vrasëse”, është krim ndaj shtetit dhe ofendim ndaj shqiptarëve që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës nga Serbia fashiste.

Krejt ne fund: Kujdes me fjalën! Mos u bë zë i propagandës serbe.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com