Posta e Kosovës, në bashkëpunim me Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, përkatësisht Katedrën e Biologjisë, ka lansuar emisionin më të ri të pullave postare me titull “Bimët e shkrepave gurore të Kosovës”.
Ky emision i ri i kushtohet një prej pasurive më të veçanta natyrore të vendit – florës së shkrepave gurore, e cila është e përshtatur për të mbijetuar në kushte të ashpra, mes gurëve dhe thatësisë. Pavarësisht këtyre kushteve sfiduese, këto bimë karakterizohen nga forma unike dhe një bukuri e rrallë, duke përfaqësuar qëndrueshmërinë dhe diversitetin e florës së Kosovës.
Sipas njoftimit, ky emision përfshin dy pulla postare, një bllok filatelik dhe Zarfin e Ditës së Parë, të cilat do të jenë në qarkullim postar deri në konsumim të plotë.
Posta e Kosovës ka ftuar koleksionistët, institucionet dhe qytetarët që t’i bëjnë pjesë të koleksioneve të tyre këto pulla të veçanta, të cilat, përveç funksionit të tyre komunikues, shërbejnë edhe si promovuese të vlerave natyrore dhe trashëgimisë botanike të vendit në arenën ndërkombëtare.
