Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën për media ka thënë se opozita ia ka bërë të qartë se nuk do të dërgojë emër për mandatar.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me kompetencat e mia si presidente e vendit, sapo ishin certifikuar zgjedhjet kam filluar seancën e parë. Për shkak të mungesës së konstituimit të Kuvendit, jam angazhuar me partitë politike për të gjetur rrugën përpara për konstituimin e Kuvendit. Fatkeqësisht, ky proces zgjati shumë, duke i humbur Kosovës gati një vit të tërë.

Pas konstituimit të Kuvendit, menjëherë të nesërmen kam mandatuar të propozuarin e parë, ashtu siç e do Kushtetuta. Kam ftuar partitë politike në lidhje me mandatarin tjetër. Në atë takim, ashtu si në takimet e sotme, më është bërë e qartë se ata nuk do të sjellin emër tjetër për mandatar. Gjuha e përdorur në Kushtetutë është obligative që ta emëroj mandatarin e dytë. Nuk kemi propozim tjetër përveç nga partia e parë për ta mandatuar zotrin Konjufcën, në përputhje me kushtetutën kam mandatuar kandidat tjetër për kryeministër Glauk Konjufcën. Kam mandatuar z. Glauk Konjufca, kandidat tjetër për kryeministër, ashtu siç qartë e kërkon dhe e përcakton neni 95, pika 4 e Kushtetutës, si dhe vetë praktika e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar presidentja

Lexo po ashtu:  Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, reagon pas deklaratës së ministrit serb Ivica Daçiq, për varret e shqiptarëve të vrarë nga serbët gjatë luftës në Kosovë.
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com