Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në adresimin vjetor në Kuvendin e Kosovës ka theksuar se rruga deri te shteti që e gëzojmë sot nuk ka qenë fare e lehtë.

“Populli ynë ka humbur edhe më të shtrenjtën, duke përfshirë edhe fëmijët në djep, në mënyrë që sot të frymojmë lirinë. Bashkëdyzimi i vizionit të binomit Ibrahim Rugova – Adem Jashari, nëpërmjet luftës çlirimtare të UÇK-së, në njërën anë dhe ndërtimit të shtetit duke fuqizuar aleancat nga ana tjetër, bëri që themelet e shtetit tonë të jenë të forta, shumë të forta, aq të forta sa që nuk ka forcë dhe nuk ka sfidë që mund t’i rrënojë ato”, ka theksuar Osmani.

Sipas Osmanit, sot, sikurse gjithnjë nderojmë vizionin e atit themeltar të Republikës sonë, Presidentit Rugova si dhe përkulemi para sakrificës dhe guximit të pashoq të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të secilit pjesëtar të UÇK-së.

“Vlerat e së vërtetës, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor qëndrojnë në themelet e shtetit tonë, ndaj mbeten qendrore edhe përcaktuese për të ardhmen tonë”, është shprehur ajo.

Lexo po ashtu:  Qeveria do të shpallë konkurs për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”/ Kurti: Historia duhet të rrëfehet me dinjitet e krenari