Gëzim Mekuli
/Njohës i shkencave të mediave dhe retorikës/

Në hapësirën shqiptare, propagandat e huaja dhe mediat e kapura vendase kanë krijuar një realitet të shtrembëruar. Sot debati politik nuk zhvillohet mbi përmbajtjen e politikave publike, por rreth përpjekjes për të legjitimuar ligjërimin serb për Kosovën.

Edward Said, do ta karakterizonte këtë përiudhë si “orientalizim i brendshëm”: një proces ku elitat tona, përmes mediave dhe propagandës, riprodhojnë ligjërimin dhe opinionet publike të të tjerëve, duke e bërë Kosovën të shihet me sytë e të tjerëve, jo me sytë e vet.

Pra, elitat dhe mediat tona e përshkruajnë Kosovën sipas mënyrës si e përshkruajnë të huajt, me dyshime, paragjykime, ose nënvlerësime. Në vend që ta mbrojmë shqiptaren si politikë, realitetin dhe dinjitetin tonë, ne adoptojmë gjuhën dhe qëndrimet e të tjerëve ndaj nesh.

Si bëhet konolizimi i mendimit publik në hapsirat shqiptare?

1. Eufemizmi: Ndarja e Kosovës si “kompromis”

Edward Herman dhe Noam Chomsky, në Manufacturing Consent (1988), e përshkruajnë eufemizmin si teknikë thelbësore të filtrimit mediatik. Në rastin e Kosovës, ndarja e territorit (një projekt që zë fill që nga memorandumet e Akademisë Serbe të Shkencave e deri tek “korrigjimi i kufijve” i Aleksandër Vuçiqit, Edi Ramës dhe Hashim Thacit) na paraqitet në media shqiptare si “zgjidhje kreative”, “kompromis historik” apo “normalizim i marrëdhënieve”.
Ky është një eufemizëm i rrezikshëm që fshinë fjalën e duhur e të sakt: “copëtim”, “ndarje”, “aneksim” të Kosovës; kjo është eufemizëm, sepse fshihet e vërteta (copëtimi i shtetit).
Ashtu si termi zbutës “konflikti në Kosovë”, që maskonte dhe zbuste spastrimin etnik të shtetit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, përdorimi i termit “kompromis me Serbinë” sot maskon projektin serb për ringjalljen e hegjemonisë serbe; “Velika Srbija”- “Serbia e madhe”.

Lexo po ashtu:  Katër të pasur kontrollojnë fjalën dhe mendimin tonë: Mediat dhe demokracia në krizë

2. Kornizimi i interpretimit (paraqitja): Viktima si fajtor

Pas gjenocidit në Kosovë, Serbia, dhe i tërë aparati shtetëror mediatik e diplomatik serb, e kornizoi, pra e paraqiti qëllimin dhe luftën e UCK-së thjeshtë si “urrejtje ndaj lirisë”. Në mënyrë të ngjashme, sot media shqiptare e kornizojnë Kosovën si pengesë për paqe me Beogradin. Serbia, e cila ka kryer krime, paraqitet si palë “e gatshme për dialog”, ndërsa Albin Kurti kornizohet si “radikal”, “kokëfortë”, “pengues i marrëveshjes me Serbinë”.

Ky kornizim, kjo paraqitje mediatike, është riprodhim i pastër i ligjërimit zyrtar të Beogradit.
Shembull i freskët është ligjërimi publik se “Kurti do të futet në listën e zezë të Amerikës!”, një pretendim i artikuluar nga analistë opozitarë në Prishtinë dhe nga kacakët e Edi Ramës në Tiranë, identik me propagandën serbe. Korniza është e qartë: Serbia si palë e “arsyeshme”, Kosova si “faktor destabilizimi”.

3. “Spin” – Shtrembërim i fakteve: Krimi si “tmerrim i fëmijëve serbë”

Teknika e “spin-it” është e dukshme kur Policia e Kosovës ndalon kontrabandën apo arreston grupe kriminale në veri. Media serbe titullon lajmin: “Kurti tmerron fëmijët serbë”. Fatkeqësisht, shumë media në Prishtinë dhe në Tiranë e përsërisin këtë “spin” (manipulim), tashti vetëm me fjalë të tjera: “Kurti po përndjek serbët”. Ky është një shembull klasik i shtrembërimit të realitetit (spin-it): i njëjti fakt shndërrohet në lajm të kundërt, pra këta na e kthejnë “piramiden kokëposhtë!”

Lexo po ashtu:  Betejë e fituar? 13 provinca në Kinë nuk kanë asnjë rast me koronavirus

4. Shpëlarja e trurit: Përsëritja e akuzës “anti-amerikan”

Shpëlarja e trurit nuk është ndonjë magji, por përsëritje sistematike i lajmit të rremë deri në shndërrim të besimit; ja për shembull akuza monotone e mediave të kapura: “Kurti po na prish me Amerikën.” Ky lajm, i përsëritur çdo ditë e natë në Prishtinë dhe Tiranë, synon të prodhojë bindjen se marrëdhëniet Kosovë–SHBA varen vetëm nga një individ dhe jo nga interesat strategjike amerikane/shqiptare. Kjo është shpëlarje e trurit në kuptimin më të plotë: mjegullim i të menduarit publik përmes përsëritjes së gënjeshtrave dhe lajmit të shpifur.

5. Vrasja e karakterit: Demonizimi dhe dehumanizimi i liderit

Vrasja e karakterit është e njohur si një strategji politike/mediatike që shkatërron figurën publike të kundërshtarit. Sot, Albin Kurti nuk kritikohet për veprimet dhe politikat e tij, por për etiketime: “anti-amerikan”, “radikal i majtë”, “enverist”, “stalinist”, “kokëfortë”, “crnogor”…. Qëllimi dihet: të shkatërrohet kredibiliteti i tij personal, në mënyrë që publiku të mos i besojë më kur flet për rezistencën ndaj projekteve serbe të filluara që në vitin e moçëm të 1878-ës. Kjo është e njëjta strategji që iu aplikua edhe Barack Obamës nga e djathta ekstreme amerikane më 2008, përmes librit “The Obama Nation.” A ju kujtohet? Mua po.

Lexo po ashtu:  Në kujtim të 174-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit

Të nderuar lexues,
Pushteti sot nuk ushtrohet vetëm me tanke e me dronë, por edhe me fjalë, me gjuhë, me retorikë. Në Prishtinë, Tiranë e Shkup, pushteti i mendimit po ushtrohet përmes një kolonizimi të ligjërimit publik, ku media opozitare dhe ajo e Tiranës bëhet shërbëtore e mirë e propagandës serbe.

Këto media përdorin pra:
1. Eufemizëm për ndarjen e Kosovës,
2. Kornizim për ta bërë viktimën fajtor (Kosovën)
3. Spin për ta shndëruar luftën kundër krimit të organizuar në veri dhe rezistencës kundër politikave okupuese të Beogradit në veri, si “përndjekje të serbëve” dhe “sulm ndaj popullit serb”,
4. Shpëlarje të trurit përmes përsëritjes së ligjërimit; “anti-amerikan” dhe
5. Vrasjes së karakterit – Dehumanizimi i karakterit: “Albini punon për Serbi”, kjo për të dobësuar liderin politik që i reziston projekteve të Serbisë së moçme.

Të dashur lexues,
Prandaj pyetja që qëndron sot para opinionit shqiptar nuk është thjeshtë për Kurtin si individ. Është pyetja themelore:
A do të pranojmë të jemi viktima të një kolonizimi të ri të ligjërimit publik, ku propaganda e Beogradit paketohet dhe shpërndahet me nguti nga media e Prishtinës dhe Tiranës dhe të na servohet si lajm shqiptar?
Apo do të ndërgjegjësohemi se kjo luftë speciale është një agresion i njëjtë si ai i së kaluarës, vetëm se i veshur me gjuhën e butë eufemiste të “kompromisit” dhe “normalizimit me Serbinë”? /MekuliPress/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com