Kryeministri Edi Rama tha në një komunikim në rrjetet sociale se protesta që po mbahet prej 10 ditësh në Tiranë është financuar nga krimi i organizuar dhe para ardhura nga jashtë vendit nga forca të huaja.
Sipas mendjes së Ramës, policia ka në duar të dhënat për përgatitjen e kësaj proteste prej disa muajsh, duke nisur që nga futja e maskave dhe lëndëve shpërthyese te organizimi në rrjete sociale.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Përshkallëzimi është përgatitur prej muajsh, të dhënat për futjen e maskave dhe lëndëve eksplozive përmes doganë janë në duart e policisë, të dhënat e organizimit të grupeve si pjesë e Antifa janë në duart e policisë, por në duart e policisë janë edhe pjesëmarrësit apo më saktë një pjesë e tyre në këtë dhunë të financuar nga krimi i organizuar dhe para e ardhur nga jashtë ku padyshim glasa mbi tortë është PD që dje mori autorësinë e nisje së dhunës te ministria e arsimit”, tha Rama.
