Qark i (pa)mbyllur burgjesh

Shfaqje teatrale-dokumentuese e bazuar mbi rrëfimet e #EnverDugollit në librin “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”.

Hapësirë e sponsorizuar

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Më 19.5. dhe 20.5.2026 | 20:00

Në Muzeu i Burgut të Prishtinës “Burgu i Idealit”

Hapësirë e sponsorizuar

Në shenjë të përvjetorit të Masakrës së Dubravës, në shëtitoren e “Burgu i Idealit” shpalosën përjetimet e Enver Dugollit dhe të burgosurve tjerë shqiptarë në burgjet serbe përgjatë ngjarjeve më të errëta të historisë së Kosovës: në kohën e fundit të një pushtimi, në kohët e bombardimit dhe luftës, nga organizimi i dhunës sistematike ndaj të burgosurve politikë shqiptarë, e deri te eliminimi i tyre.

Shfaqja, me dimension të tekstit teatror dokumentar, ndërvepron mes librit të dëshmisë dhe ngjarjes së fjalës, mes traumës së izolimit dhe mekanizmave të represionit, interpretimit dhe gjendjes së pathënshme lehtë, rezistencës si prani e vazhdueshme dhe imazhit si akt skenik që orvatet të artikulon gjurmët e një masakre mizore.

Lexo po ashtu:  Ja sesi të kërkoni fjalë specifike në një video YouTube

Interpretojnë: Afrim Muçaj, Artan Geca

Regjia: Yll Berisha

Dramatizimi: Alban Beqiraj

Skenografia: Mentor Berisha

Kostumografia: Fjolla Mani

Dizajni i ndriçimit: Skender Latifi

Për rezervimin e vendeve ju mirëpresim të na kontaktoni në: mollaekuqeojq@gmail.com ose në Nr. Tel: +383 44 655 596!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com