Erion Braçe ka publikuar fotot e tmerrshme të kafshëve të vrara në Tiranë nga barbaria e njerëzve, por edhe nga barbaria e institucioneve publike. Ai akuzoi zyrtarë publikë që organizojnë helmime masive të kafshëve në Tiranë, ndërsa publikoi edhe qentë e helmuar nga strehëzat e bashkisë së Tiranës, sipas një skandali të denoncuar në vitin 2017.

Hapësirë e sponsorizuar

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

“Helmim nga autoritetet, më lejoni t’i quaj barabare, që sillen rrugëve duke helmuar qen. Barbarë! Barbari si këto që korrektohen nga sjellja e njerëzve që duan kafshët dhe që evidentojnë pikërisht këtë gjë. A doni t’ua tregoj?

Shihni këto foto! Kështu i helmojnë qentë në Tiranë, me ushqim të helmuar, i vënë para tyre dhe i ngordhin. Me helm. E ndaluar totalisht nga ligji, e konsideruar krim nga kodi penal i republikës së Shqipërisë. Ku ka vdekje më të tmerrshme, apo ngordhje në këtë rast, se sa helmimi në këtë farë feje! Në rrugët e Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Kjo gjë është masive, e bërë nga njerëz por e bërë edhe nga zyrtarë të institucioneve. Ka edhe më dhe ka të bëjë me barbarinë e njerëzve, shihni këto pamje, Ky është një qen i hedhur në një kazan me zift për ta ngordhur atje. Për fat nuk dha shpirt, e gjetën njerëz që i duan kafshët. Apo në krahun tjetër, ajo që është më e rënda, mënyra se si trajtohen në këto strehat e bashkive, është barbaria në kufijtë e institucioneve publike. Urdhëroni! Kjo është në Tiranë, shikoni si i vrasin kafshët në strehëza” tha Braçe ndërsa tregonte fotot e qenve të ngordhur.

Braçe kishte kërkuar sot interpelancë me ministrin e Bujqësisë, pasi kishte parashtruar disa nga shqetësimet e tij në lidhje me kafshët e rrugës dhe groposjen dhe djegien e tyre pas ngordhjes.

Lexo po ashtu:  Shfryhet tullumbacja e UDB-së dhe klanit tropojan. Skenari ngec te Zëri i Amerikës dhe dosja 339

Teksa ka dalë në foltore Braçe u shpreh se është mungesë respekti ndaj Kuvendit që ministri i Bujqësisë me të cilin kishte kërkuar interpelancë, nuk ndodhej në sallë dhe se këtë ‘përballje’ ia kishte deleguar ministrit për pushtetin Vendor, Ervin Demo.

Hapësirë e sponsorizuar

Braçe akuzoi për masakrën e qenve drejtorët e Ministrisë së Bujqisë dhe vetë Ministrin, Andis Salla dhe kryetarët e bashkive që sipas tij kanë ngritur një mur gjigand mes atyre që i duan kafshët dhe atyre që janë indiferentë ndaj këtyre barbarive. Deputeti i PS propozoi një ligj të ri për mbrojtjen e kafshëve dhe ndryshime në Kodin Penal për dënime më të ashpra ndaj atyre që i vrasin dhe keqtrajtojnë kafshët.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com