Viti 1879/ Ja si reagoj Abdyl Frashëri në Paris në një gazetë franceze në lidhje me propagandën që luftohej ‘Lidhja Shqiptare e Prizrenit’

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në vitin 1879 bëhej një detyrë e rëndësishme për shqiptarët që, pranë luftës së armatosur, të zhvillonte përpjekje për të thyer bllokadën e heshtjes që kishte vendosur Perandoria Otomane mbi ngjarjet e Shqipërisë dhe fushatën e desinformimit që zhvillonin qeveritë e shteteve ballkanike për ta paraqitur lëvizjen shqiptare si një lëvizje turmash të fanatizuara islamike dhe “Lidhjen e Prizrenit” si një organ të kamufluar keq të Portës (le të konstatojmë me keqardhje se koncepte të tilla pa asnjë bazë, vazhdojnë të mbahen ende sot në një farë literature që pretendon të jetë shkencore!).

Një rol të rëndësishëm luajtën në këtë drejtim ideologët e Lidhjes, katoliku Pashko Vasa nga Shkodra, ortodoksët Jani Vreto nga Leskoviku, Eftim Mitko e Eftim Brandi nga Korça, myslimani Shemsedin Samiu nga Frashëri, arbëreshi nga Salamina e Greqisë Kullurioti, arbëreshi nga Kalabria De Rada (i japim këto hollësira për të treguar shtrirjen e gjerë panshqiptare që kishte marrë kjo lëvizje mendore).

Në këtë drejtim MekuliPress vlerëson se janë shumë kuptimplote fjalët që udhëheqësi kryesor i kësaj lëvizjeje, mendja drejtuese e Lidhjes shqiptare, Abdyl Frashëri, shqiptoi në Paris, më 1879, pasi priti më kot te dyert e kabineteve të diplomacisë evropiane:

Lexo po ashtu:  Qeni i braktisur bëhet pjesë e policisë britanike

“Franca vajton humbjet e krahinave të saj, të Alsasit e të Lorenës. Pse një gazetë franceze i quan atëherë qesharakë shqiptarët që përpiqen të shpëtojnë nga rreziku i një fatkeqësie të tillë?; e në një rast tjetër Abdyl Frashëri shtonte:

“Në qoftë se shqiptarët janë më pak të mësuar se grekët, kjo nuk është arsye që çështja e tyre të jetë më pak e drejtë dhe më pak e denjë për ndihmë nga ana e popujve të qytetëruar”, dhe përfundonte se: “Evropa na ka njohur deri tani vetëm si njerëz të luftës, tani ajo do të na njohë edhe si njerëz të punës e të përparimit.”

Qëndresa këmbëngulëse dhe e zgjatur filloi të ndikojë, tek e mbramja, edhe te fuqitë e mëdha të interesuara drejtpërdrejtë dhe shkaktoi një qëndrim disi më realist në lidhje me çështjen shqiptare.

Fatkeqësisht kjo propagandë antishqiptare vazhdon të mbijetoj edhe sot… #MekuliPress

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com