“Mesazhet e Luftës Antifashiste janë mesazhe që ne duhet t’i përcjellim me ngulm dhe pas asnjë lëkundje, tek të gjithë përfaqësuesit e gjeneratës tjetër dhe tek çdo vajzë e djalë që lind e rritet në këtë vend, që nuk do të ishte kurrë ky që është sot pa Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.”

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Kështu u shpreh sot, kreu i grupit parlament të PS, Taulant Balla, në Ceremoninë e organizuar me rastin e festimeve të 5 Majit në Muzeun Kombëtar, duke shtuar se refuzon cdo përpjekje që guxon të hedhë baltë mbi Luftën Antifashiste.

“Ne refuzojmë me vendosmëri çdo përpjekje që guxon të hedhë baltë mbi Luftën Antifashiste, nga çfarëdo anë që ajo vjen. Prej 28 vitesh vijojnë përpjekjet e dështuara të nxijnë LANÇ, por nuk ja kanë arritur dot. Dhe nuk do t’ia arrijnë edhe së fundmi. Nderimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nderimi i dëshmorëve dhe heronjve të lavdishëm të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nderimi i çdo faqeje të kësaj lufte dhe i vetë datës së çlirimit të vendit tonë, në 29 nëntor 1944, është nderi i çdo qeverie shqiptare”, vijoi Balla.

Deputeti socialisth theksoi se Partia Socialiste bën të gjitha përpjekjet, duke e çmuar pa asnjë ekuivok rëndësinë madhore të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, jo vetëm si një faqe e lavdishme e historisë sonë kombëtare, por si burim idealizmi dhe ëndrrash për të ardhmen.

Lexo po ashtu:  Unë e respektoj Kushtetutën - Por kushtetuta e Republikës së Kosovës lë aq shumë për të dëshiruar, që nga mënyra e hartimit e deri te mangësitë dhe pabarazitë.

“Partia Socialiste dhe përfaqësuesit e saj në Qeverinë qëndrore dhe ato vendore janë të angazhuar në kujdesin për varrezat e dëshmorëve në cdo qytet, kujdesin për lapidarët në kujtim të heronjve. Ligji që sapo kemi miratuar në Kuvendin e Shqipërisë “Për Statusin e Dëshmorit” është një konfirmim i këtij angazhimi të vazhdueshëm tonin”, tha ndër të tjera Balla në fjalën e tij. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com