Armando Sadiku pësoi një lëndim të rëndë vitin e kaluar sa ishte pjesë e Levantes.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareSulmuesi shqiptar në janar u rikthye nga lëndimi ndërsa skuadra spanjolle vendosë ta rikthej në Zvicër te Lugano.
Sadiku ka luajtur edhe më parë te Lugano, ndërsa në ndeshjen ndaj Luzernit ishte ndeshja e tij e parë si titullar për klubin zviceran këtë edicion.

Lugano ka arritur të marrë një fitore të madhe në udhëtim te Luzerni me rezultat 0-3.
E pikërisht golin e parë në këtë takim e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë në minutën e 32-të pas asistimit të Carlinhos.
Pas shënimit të golit Sadiku shpërtheu në lot, pasi kishte më shumë se 15 muaj që nuk festonte një gol të shënuar.
Lëndimin tani e ka lënë mbrapa, gjithçka çka presim nga Armando janë golat me fanellën e Luganos dhe Kombëtares së Shqipërisë.
Pas kësaj fitore, Lugano mbetet në pozitën e tetë në Zvicër me 23 pikë të tubuara.
