Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Serbia, fillimisht do të duhej të formoj bashkësin e komunave etnike Shqiptare në Serbin Jugore

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Përfaqësuesit Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, z.Miroslav LAJÇAK, thekson:

,,S’ka Asociacion? S’ka as marrëveshje”

I kujtojm gjithë opinionit duke përfshirë edhe Shtetet e Quint-it, dhe kushdo qoftë që angazhohet në bisedimet në mesë të Prishtinës dhe Beogradit,se në Serbin Jugore, është Krahina shqiptare që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc , kan mbajtur e organizuar Referendumin e datës 1 e 2 Mars 1992, dhe shqiptarët në Republikën e Serbisë, përveqë referendumit ka patur një kryengritje të armatosur dhe udhëhoqën luftën e armatosur përmes Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, është luftuar për mbrotjen e pragut të shtëpisë dhe kundër trajtimit të padrejt-diskriminmin në gjitha fushat, duke arrit që faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtarë të ndërmjetësoj dhe të arrihet edhe Marrëvshja e Konçulit.

Lexo po ashtu:  Varhelyi, Komisioner i BE-së apo i Viktor Orbanit/ Shitja e Albtelekomit pjesë e pazarit të Ballkanit të hapur

Andaj, Serbia para se të kërkoj nga Kosova, fillimisht të formoj Bashkësin e komunave etnike Shqiptare në Serbi, e tek atëherë të kërkoj kushte për krijimin e Bashkësisë së komunave etnike Serbe në Republikën e Kosovës.

Pakica Serbe në Republikën e Kosovës është e favorizuar, që në asnjë shtet të botës nuk kan të drejta pakicat sikur në Kosovë-që pakica Serbe gëzon të drejta.

Kemi dy standarde në këtë rast mbështesin pakicën Serbe në Kosovë, por po harrojn Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoci që në vitin 1992 kan mbajtur dhe organizuar Referendum.

Serbia vetë e ka ,,zgjidhur çështjen e pakicave’’ përmesë 22 Këshillave Nacionale, kurse kërkon Bashkësi të komunave për pakicën Serbe në Republikën e Kosovës.

Refik HASANI

Vini re! Qëndrimet e shprehura në këtë shkrim i përkasin ekskluzivisht autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pozicionin apo linjën editoriale të redaksisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com