Pas debateve të shkaktuara për deklaratën e tij se Bylisi është grek, Vittorio Sgarbi ka reaguar me anë të një video në Facebook.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ai thotë se i qendron deklaratës së tij, që Bylisi është qytet grek.
“Unë e konfirmoj: Byllis ishte një qytet i lashtë Grek i vendosur në Iliri. Mbetjet e Bylisit ndodhen në veri-lindje të Vlorës, Shqipëri. Gazetari shqiptar që ngriti një polemikë të panevojshme është thjesht një injorant i gjorë”, shkruan ai.

Sgarbi shpjegon qëndrimin e tij duke thënë se Iliria ka qenë e pushtuar nga Greqia në kohën kur është ndërtuar teatri, ndërsa shpërthen në ofendime ndaj gazetares që kishte shkruar artikullin për të:
“E dashur gazetare injorante, turp që nuk e di se Iliria ka qenë e pushtuar nga Greqia në kohën kur është ndërtuar ai teatër, kaq.”
Sgarbi vazhdon të lexojë një artikull, i cili shpjegon për pjesë të Ilirisë të pushtuara nga grekërit dhe e mbyll duke bërtitur me të madhe se Bylisi “është grek”.
