Mbi 100 shkencëtarë të njohur, përfshirë 15 fitues të çmimit Nobel, po bëjnë thirrje për vullnetarë të shëndetshëm që të ekspozohen ndaj koronavirusit, për të parë nëse vaksina funksionon. Shkencëtarët nënshkruan një letër ndaj Francis Collins, drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA këtë javë, ku bënin thirrje për prova tek njerëzit, që të mund të përshpejtojnë bindshëm zhvillimin e një vaksine ndaj Covid-19.
“Provat sfiduese” marrin vullnetarë të shëndetshëm për t’i infektuar me qëllim ndaj një virusi, pasi u është dhënë vaksina, për të testuar nëse injeksioni e parandalon infeksionin.
Prova të tilla nuk janë të përjashtuara ndaj kritikëve, por organizata të ndryshme dhe ekspertë të dalluar, këmbëngulin se përfitimi nga prova të tilla sfiduese e tejkalon rrezikun dhe po bëjnë thirrje qeverisë së SHBA që t’i autorizojë. Shkencëtarët që nënshkruan letrën, përfshirë drejtorin e programit të vaksinave tek Universiteti i Oksfordit, thanë se “provat sfiduese tek njerëzit mund të ofrojnë informacion shumë më shpejtë se provat tradicionale të efikasitetit”. “Në prova të tilla, vullnetarët e marrin gjithsesi vaksinën kandidat apo një test kontrolli.
Në vend q të rifillojnë jetën si normalisht dhe të presin nëse i zë virusi, vullnetarët ekspozohen me qëllim ndaj patogjenit, në kushte të kontrolluara”, shkruan letra. Nënshkruesit e letrës vijnë nga disa fusha të ekspertizës, përfshirë epidemiologjinë, mjekësinë, ekonominë dhe filozofinë. Ata argumentojnë se pandemia duhet të luftohet menjëherë në shumë fronte dhe shtojnë se është e vështirë për të patur një rimëkëmbje të mirë në mungesë të vaksinës.