Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot është pranuar dërgesa e radhës e sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sipas Maqedoncit, OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i projektuar për neutralizimin e mjeteve të blinduara moderne, përfshirë edhe tanke të pajisura me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake.

Ai ka theksuar se rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka për qëllim mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve të ndryshme dhe skenarëve të ndryshëm të kërcënimit.

“Ky zhvillim rrit ndjeshëm fleksibilitetin operacional dhe kapacitetet mbrojtëse të ushtrisë sonë”, ka deklaruar Maqedonci.

Lexo po ashtu:  BE ndihmon Kosovën me pajisje për COVID-19 në vlerë 800 mijë euro

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se furnizimi me pajisje moderne ushtarake është pjesë e planit afatgjatë për ngritjen e kapaciteteve dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me standardet e NATO-s.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com