Për më shumë se një dekadë, bizneset në Kosovë u shtrydhën financiarisht nga monopoli i arkave dhe printerëve fiskalë. Kostoja për pajisje varionte nga 300 deri në 5000 euro, me mirëmbajtje vjetore shtesë prej 100-200 euro për secilën pajisje. Situata u rëndua më tej me softuerin për ndërlidhje, i cili u zhvillua nga një kompani serbe në Beograd.

Kompania monopoliste, e lidhur me interesa politike dhe ekonomike, përfitoi dhjetëra miliona euro nga bizneset dhe Telekomi i Kosovës. Në vitin 2018, kjo kompani u dekorua nga ish-presidenti Thaçi, duke ngritur dyshime të forta për interesat e përbashkëta me figura të politikës dhe biznesit rajonal.

Sot, me iniciativën e Qeverisë Kurti dhe ministrit Hekuran Murati, një sistem më ekonomik dhe i drejtë po lançohet: bizneset mund të përdorin një kompjuter dhe printer termik, të lidhur me ATK-në, për të lëshuar kupona fiskalë pa barrën financiare të mëparshme. Ky është një hap i madh drejt drejtësisë ekonomike dhe eliminimit të praktikave abuzive të së kaluarës.

Lexo po ashtu:  DW: Sa zgjat procesi për njohjen e patentave, kërkesa që refuzoi Gjermania

Përgjatë viteve të kaluara me dhjetëra miliona euro kanë paguar bizneset në Kosovë për t’u paisur me arka fiskale përmes të cilave lëshohej kuponi tatimor.

Ndërkohë sot Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur transformimin e sistemit të arkave fiskale në Kosovë, duke i kaluar ato në sisteme digjitale duke lehtësuar tejmase kështu operimin e bzineseve në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Murati ka shpallur lansimin e sistemit të ri fiskal, i cili synon të sjellë efikasitet dhe ulje të kostove për bizneset.

“Tash e sa kohë kemi punuar që të ndryshojmë sistemin e arkave fiskale, nga ato hardëerike siç është aktualisht, në arka fiskale softëerike apo digjitale. Sot e bëmë edhe lansimin e sistemit të ri, duke demonstruar edhe live se si funksionon.

Sistemi i ri që kemi ndërtuar mundëson komunikimin me ofruesit e softëerit përmes API, që nënkupton hapjen e tregut, pra më shumë konkurrencë dhe rrjedhimisht edhe kosto shumë më të lirë të operimit.

Pra, mjafton një laptop/kompjuter, dhe një printer termik, që një biznes të mund të lëshojë kuponë fiskalë, pa pasur nevojë të blihen arka fiskale të shtrenjta.

Lexo po ashtu:  Nga 28 marsi, fluturime direkte Tiranë-Dubai

Sistemi i ri gjithashtu mundëson komunikimin edhe me aplikacion që skanon QR kodin e secilit kupon fiskal, duke hapur rrugë për skema të ndryshme nxitëse që shpërblejnë qytetarët të cilët marrin kuponin fiskal”, ka shkruar Murati.

Sipas tij, do të bëhet edhe plotësimi i udhëzimit administrativ, për të mundësuar fillimin e pilotimit me sistemin e ri.

“Do t’ju mbajmë të njoftuar për çdo zhvillim tjetër në këtë fushë. Stay tuned!

Qeveria digjitale”, ka shkruar ndër të tjera Murati.