Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta


Kryetari i Komunës së Mitrovicës dikur ish-ministrër i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë Speciale për pushimin e hetimeve  lidhur me rastin e granteve, duke thënë se hetimet kanë dëshmuar se procesi është zhvilluar mbi baza meritokratike dhe pa shkelje.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Përmes një reagimi publik, Peci deklaroi se pas “dy vjetësh linçim, baltosje dhe shpifje”, institucionet e drejtësisë dhanë përgjigjen e pritur.

“Prokuroria paska folur qartë, sepse nuk kishte arsye e dëshmi për të folur ndryshe e për të mos mbyllur insinuatat dhe sulmet e orkestruara kundër punës sime të ndershme”, ka shkruar ai.

Peci ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj zyrtarëve të LDK-së që, sipas tij, kanë ngritur kallëzimin penal, si dhe ndaj personave të tjerë që kanë përhapur akuza në adresë të tij.

Lexo po ashtu:  “Njerëzit e vaksinuar, të udhëtojnë!” British Airways i bën thirrje qeverisë që të rikthejë udhëtimin

“Zyrtarët e LDK-së që e ngritën këtë kallëzim penal, por edhe të gjithë ata që hodhën gurin e fshehën dorën, do të përballen me kallëzim penal për deklarim të rrejshëm”, u shpreh ai.

Ish-ministri falënderoi qytetarët në Kosovë dhe mërgatë për mbështetjen, duke thënë se besimi i tyre ka vazhduar pavarësisht, siç e quajti ai, “luftës speciale” të zhvilluar kundër tij.

Ai theksoi se vendimi i Prokurorisë konfirmon integritetin e punës së tij dhe se asgjë nuk mund ta njollosë angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe të Kosovës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com