Faton Mehmeti

Në qeverisjen e shkuar, skandalet kanë qenë pothuajse të zakonshme, dhe si të tilla ato nuk kanë bërë shumë përshtypje. Në mungesë të dhënies së llogarisë, ato nuk u bënin më përshtypje as qytetarëve, dhe kështu ka vazhduar kjo dukuri. Mirëpo, me ardhjen e qeverisë së re, dhe ndryshim të mentaliteti qeverisës kjo duket se do të marri fund. Duke qenë se presidenti aktual, është pjesë e nomenklaturës së vjetër, s`ka si të mungojnë skandalet, marrëzitë dhe veprimet jo të duhura. I etur për të qenë gjithnjë në ballë të çdo gjëje, Hashim Thaçi me pamturinë e tij, vrapoi për të dhënë i pari lajmin për “njohjen nga Xhamajka”, si për t’i atribuuar vetës këtë meritë. Në llogarinë e tij zyrtare në twitter, Thaçi bashkë më njoftimin, falënderonte për një gjë të tillë ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitakun. Duke rënë në lajthitje të presidentit këtë lajm e shpërndanë edhe zyrtarët tjerë të shtetit.

Ish kryeministri Haradinaj nuk mund të qëndronte anash kësaj, duke rrahur gjoks se “është punuar qe 2-3 muaj në këtë njohje”. Pastaj edhe nga Vetëvendosje reaguan me entuziazëm, në mënyrë indirekte duke ia lënë meritën qeverisë së re të udhëhequr nga lideri i tyre. E kush nuk mbeti pa u lavdëruar, derisa vetëm pak orë më vonë u demantua nga Ministrja e punëve të Jashtme të Xhamajkës që ka mohuar se vendi i saj ka njohur Kosovën. Ky skandal, me të cilin po qeshin të gjithë mediat në Serbi, tregon papjekurinë politikë të atij që fatkeqësisht mban postin e presidentit të shteti, si dhe të ambasadores Çitaku. Raste kur janë mbushur ambasadat me militantë të ish pushtetit të kaluar, pa asnjë meritë kanë marr poste të rëndësishme, ka plot. Lirimi nga detyra të katërmbëdhjetë konsujve në ambasada nga ministria e jashtme është vetëm një hap për të shkarkuar ambasadat nga parazitët, njerëz të pa aftë dhe krejtësisht militantë të PDK-së.

Lexo po ashtu:  NATO në Kosovë dhe trupat ruse në Prishtinë

Pas njoftimit të ministrisë së jashtme të Xhamajkës, presidenca në vend se të kërkonte falje u mundua të hidhte fajin tek ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Një presidencë serioze nuk guxon të bie në provokim të lajmeve të rreme, kur ndodh kjo dikush duhet të japi dorëheqje. Për më tepër pa patur njoftim zyrtar nga ai shtet nuk guxon presidenca të del me njoftime të tilla. Këtë gjë nuk duhet ta bënte as ambasadorja Çitaku, e cila ka dëshmuar papjekuri politike. Për një veprim të tillë dikush duhet të japi përgjegjësi. Këtë gjë e paralajmëroi edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i cili ka paralajmëruar se pas shqyrtimit të situatës do të ndërmerren veprime. “Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit”.

Duke paralajmëruar se nuk do të kalojë ky skandal pa dhënë dikush përgjegjësi, me Vlora Çitakun që duhet të shkarkohet nga detyra, nëse kjo nuk ndodh atëherë edhe ministri Konjufca nuk tregohet serioz ndaj këtij skandali.

Lexo po ashtu:  Dita e lulëzimit të hipokrizisë bashiste

Këtij skandali, që edhe nëse do të ishte 1 prilli do të ishte skandal në vete, shpërfaq mendësinë tonë që marrim “yrysh” ende ka kaluar lumin. Qeveria e kaluar ka shpërfaq shumë skandale. Në një vend me demokraci të lartë edhe presidenti do të hetohej në një rast të tillë, së paku ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet për mashtrim, sinjal edhe për të tjerët që mos të bëjnë veprime të tilla për bajraktarizëm, të jenë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *