Kohëzgjatja e leximit: 6 minuta

Komuna e Pejës ia ul 80% mbështetjen Korit “Siparantum” – kur suksesi ndërkombëtar nuk vlerësohet në vendlindje

MekuliPress.com – Qëndrim editorial

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Është e vështirë të flitet për mbështetje të kulturës, promovim të Pejës dhe krenari për sukseset e Kosovës, kur një institucion publik merr vendime që rrezikojnë të dobësojnë pikërisht ata që ia ngrenë emrin qytetit dhe vendit në skenat ndërkombëtare. Rasti i Korit “Siparantum” ngre një pyetje të domosdoshme për Komunën e Pejës dhe kryetarin Gazmend Muhaxheri: si mund të kërkohet që artistët ta përfaqësojnë Kosovën me dinjitet në botë, ndërsa mbështetja institucionale për ta shkurtohet nga 10 mijë në vetëm 2 mijë euro?

Sipas reagimit publik të korit, pas mbështetjes prej 10 mijë eurosh në vitet 2023, 2024 dhe 2025, për vitin 2026 Komuna e Pejës ka përcaktuar vetëm 2 mijë euro, një ulje prej 80 për qind. Kjo shumë, të cilën kori e konsideron të pamjaftueshme, vjen në një vit me koncerte ndërkombëtare, punëtori artistike dhe çmime të rëndësishme në gara prestigjioze jashtë vendit.

Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për një shumë parash. Bëhet fjalë për mënyrën se si pushteti lokal i trajton artistët, punën e tyre dhe vlerën e kulturës për identitetin e një qyteti. Një komunë që dëshiron të krenohet me sukseset ndërkombëtare duhet të tregojë se është e gatshme t’i mbështesë ato edhe me vendime konkrete. Kryetari Gazmend Muhaxheri dhe institucionet komunale kanë përgjegjësi publike të shpjegojnë arsyet e këtij reduktimi dhe kriteret mbi të cilat është marrë vendimi.

Lexo po ashtu:  Vlera e Bitcoin mund të kapërcejë 100 mijë dollarët këtë vit

Kultura nuk mund të jetë vetëm dekor për fjalimet solemne dhe sukseset e artistëve nuk duhet të vlerësohen vetëm kur sjellin lavdi për qytetin. Nëse rezultatet, përkushtimi dhe përfaqësimi ndërkombëtar nuk merren parasysh në ndarjen e mjeteve publike, atëherë është legjitime të shtrohet pyetja se çfarë prioritetesh ka politika kulturore e Komunës së Pejës.

Më poshtë, MekuliPress.com publikon të plotë qëndrimin e Korit “Siparantum”, i cili ka njoftuar se më 8 tetor ka refuzuar mbështetjen prej 2 mijë eurosh.

Ja reagimi publik i Korit “Siparantum” mbi mbështetjen financiare të Komunës së Pejës për vitin 2026

Kori “Siparantum” e ka ndërtuar emrin e tij përmes punës së pandalshme, disiplinës artistike dhe sukseseve që sot i japin nder Pejës dhe Republikës së Kosovës në skenën ndërkombëtare. Çdo çmim i fituar, çdo bashkëpunim dhe çdo skenë ku kemi ngritur zërin tonë mbart përkushtimin e artistëve që besojnë në fuqinë e kulturës për ta përfaqësuar vendin me dinjitet.

Nga kjo pozitë e arritjeve dhe e përgjegjësisë ndaj së ardhmes, Kori “Siparantum” bën publik qëndrimin e tij lidhur me mbështetjen financiare të Komunës së Pejës për vitin 2026.
Gjatë viteve 2023, 2024 dhe 2025, Komuna e Pejës e ka mbështetur korin me nga 10,000 euro në vit. E vlerësojmë këtë kontribut si pjesë të një partneriteti që ka ndihmuar zhvillimin artistik dhe përfaqësimin e qytetit tonë.

Lexo po ashtu:  Lëvizja e fundit e Facebook lajm i mirë për privatësinë e përdoruesve

Për vitin 2026, mbështetja e përcaktuar nga Komuna e Pejës është vetëm 2,000 €, që përbën një reduktim prej 80%. Një reduktim kaq drastik e konsiderojmë të pamjaftueshëm dhe joreal ndaj punës, rezultateve dhe kontributit të Korit “Siparantum” në jetën kulturore,
veçanërisht në një vit të karakterizuar nga aktivitet i shtuar artistik, bashkëpunime ndërkombëtare dhe përfaqësim i Republikës së Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Vetëm gjatë vitit 2026, “Siparantum” ka sjellë në Pejë artistë dhe ansamble që e kanë kthyer qytetin në një hapësirë takimi, mësimi dhe shkëmbimi kulturor ndërkombëtar:

  • Më 2 maj, koncerti i përbashkët me ARTyn Choir nga Lituania, nën drejtimin e Iveta Valickienė, në Kishën Katolike “Shën Katarina”.
  • Më 30 korrik, “Northern Echoes”, koncerti i përbashkët me Defrost Youth Choir nga Norvegjia, nën drejtimin e Thomas Caplin, si dhe një punëtori falas e muzikës korale, me ftesë të hapur për koristë nga e gjithë Kosova.
  • Më 12 shtator, koncerti i përbashkët me Charité Chor Berlin nga Gjermania, nën drejtimin e Adrian Emans, i shoqëruar me një punëtori falas për t’u ofruar të rinjve përvojë dhe mundësi zhvillimi artistik.
  • Në gusht, në Malaysian International Choral Festival 2026 në Kuala Lumpur, “Siparantum” përfaqësoi Kosovën dhe u kthye me tri çmime: Gold në kategorinë Vocal Ensemble, Gold në kategorinë Mixed Choir dhe Çmimin special “Creative Staging”.
Lexo po ashtu:  Buqetë me poezi të Jusuf Gërvallës: Kanga që do t’i këndoj asaj…

Vetëm pak ditë më parë, në International Choir Festival Herceg Novi 2026, kori fitoi vendin e parë në kategorinë Mixed Choir me 97 pikë, çmimin Outstanding Performance of Contemporary Composition, ndërsa dirigjenti ynë Memli Kelmendi u vlerësua me çmimin Award for the Most Promising Conductor.

Më 30 shtator 2026 kemi kërkuar zyrtarisht rishqyrtimin e kësaj shume, ndërsa dje, më 8 tetor 2026, në mungesë të një përgjigjeje, kemi njoftuar Komunën për refuzimin e mbështetjes prej 2,000 €.
Kjo shumë është e pamjaftueshme për 48 antarët e Korit Siparantum, jo vetëm për shkak të vlerës së saj të ulët, por edhe për faktin se paraqet shumën më të vogël të mbështetjes financiare që Kori “Siparantum” ka marrë nga Komuna e Pejës që nga themelimi i korit (2017).

Duke u bazuar në rritjen e aktivitetit artistik, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe rezultateve të arritura ndër vite, kemi pritur që mbështetja për Korin Siparantum të rritej, e jo të pësonte një reduktim kaq drastik.

Pavarësisht kësaj situate, “Siparantum” do të vazhdojë të krijojë, të bashkojë njerëz dhe ta përfaqësojë Kosovën me dinjitet. Sukseset tona janë një ftesë që institucionet të ecin me ne, me besim dhe përgjegjësi ndaj kulturës që na përfaqëson të gjithëve.

Kori “Siparantum”�
Pejë me 9 tetor 2026

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com