Dhomat e Specializuara të Prokurorisë që funksionojnë në kuadër të  Gjykatës Speciale e kanë ftuar edhe një ish pjesëtar të UÇK-së.

Agim Kuqi nga Suhareka është ftuar në cilësinë e të dyshuarit për t’u intervistuar nga Specialja.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar vetë Kuqi, i cili po ashtu ka treguar se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Kuqi është i afërt i deputetit të AAK-së, Blerim Kuqit i cili ditë më parë po ashtu mori ftesë nga Specialja.

Kujtojmë, se Prokuroria e Specializuar ka ftuar edhe figura të profilit të larët për intervistim, duke përfshirë Sylejman Selimin, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *