Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Pas sulmeve kibernetike ndaj sistemeve të ngrirjes në marketet franceze, norvegjeze dhe suedeze, ku u shkaktuan dëme të mëdha në produktet ushqimore, një sulm i ngjashëm ka goditur edhe bankat rajonale të gjakut në Francë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sulmet e fundit kanë ndodhur të hënën, më 2 nëntor, kur disa banka rajonale të gjakut janë vënë në shënjestër të hakerëve.

Sipas autoriteteve shëndetësore franceze, sulmi ishte drejtuar kundër sistemeve të kontrollit të temperaturës në frigoriferët dhe pajisjet e ngrirjes ku ruhen rezervat e gjakut.

Sipas raportimeve, temperatura në disa pajisje është ndryshuar në mënyrë drastike, nga minus 30 gradë Celsius në plus 110 gradë Celsius.

Mediat franceze raportojnë se ndërhyrja është zbuluar në kohë dhe se, deri tani, nuk janë raportuar pasoja për rezervat e gjakut.

Lexo po ashtu:  Trump shkarkon Sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper

Sulm i ngjashëm edhe në tetor ndaj marketeve

Në mesin e tetorit, Franca ishte përballur me një sulm të ngjashëm kibernetik, kur hakerët kishin ndërhyrë në sistemet e frigoriferëve në dyqanet ushqimore, duke ndryshuar temperaturat e ngrirjes dhe duke shkaktuar dëme në produktet ushqimore.

Tashmë, sulmi ndaj bankave të gjakut ngre shqetësime edhe më serioze për sigurinë e sistemeve që kontrollojnë pajisjet e ruajtjes së produkteve jetike.

Sulmet janë raportuar nga mediat franceze dhe agjencia Reuters. Shtrohet pyetja, sa jemi të mbrojtur, ne Kosova dhe Shqipëria, nga ky sulm kibernetik dhe djallëzorë? /MekuliPress/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com