Screenshot

THËNIE NGA SOKRATI

1- Urtësia fillon në mrekulli.

2-I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë.

3- Jam më i dituri ndër të gjallët, se e di një gjë, e di se nuk di asgjë.

4- Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis

5- Ai që dëshiron ta ndryshoj botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij.

6- Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten.

7- Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë.

8- Kush lëndohet nuk duhet të hakmerret duke lënduar, sepse kurrë nuk është e drejtë të bësh padrejtësi; dhe nuk është e drejtë të hakmerresh duke lënduar, as t’i bësh keq tjetrit, sado të të ketë munduar.

9- Të këqijtë jetojnë për të ngrënë dhe për të pirë, ndërsa të mirët hanë dhe pinë për të jetuar.

10 – Ora e ndarjes arriti, secili nga ne duhet të ndjekë udhën e vet – unë duhet të vdes, kurse ju duhet të jetoni. Vetëm Zoti e di cila nga këto udhë është më e mira.

Lexo po ashtu:  505 vite më parë vdiq Leonardo Da Vinçi, njëri ndër personalitetet më të shquara botërore
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com