Të shash Albin Kurtin sot deri edhe me fjalor rrugësh si në Prishtinë e po ashtu edhe në Tiranë duket se është kthyer në një sport kombëtar.

Adriatik Riza Dosti

Albini shahet e provokohet edhe pse vlerëson e nderon si askush tjetër luftën, patriotët e dëshmorët e Atdheut të vet… edhe pse mbron integritetin territorial të vendit të vet si askush tjetër prej Serbisë, prej shqiptarëve gjakprishur apo qoftë edhe prej ndërkombëtarëve…
Albini shahet e anatemohet edhe pse jeton në një apartament me qira… por edhe pse ia ul rrogën vetes…
Madje Albin Kurti është i vetmi kryeministër në botë që shahet, fyhet e ofendohet rëndë edhe gjatë transmetimit Live të një ndeshjeje futbolli në një TV të Kosovës (?????)
Albini shahet e urrehet kur s’e bën hiç kërkund për burrë serbin Vuçiç e kur ia vë kufirin tek thana antishqiptarit Rama… apo qoftë edhe kur ju thotë publikisht një JO të fortë të gjithë pazarxhinjve ndërkombëtarë që turpshëm po vazhdojnë të luajnë me fatet e kombit e të popullit shqiptar.

Lexo po ashtu:  REUTERS/ Rumania do të bllokoj TikTok-un

Nuk arrij ta kuptoj dot se si ka mundësi që po ky Albin Kurti që urrehet për vdekje në Beograd dhe është shqiptari më armik i Serbisë… urrehet po kaq edhe në Tiranë dhe është po kaq armik i udhëheqjes së sotme të Shqipërisë… pa folur më gjatë për atë që në Kosovën e tij (politikanët bastardë e jo populli i tij që e ka votuar e ri-votuar) janë gati ta djegin në turrën e druve e ta gozhdojnë në kryq si Krishtin.

Dhe në ndryshim prej tyre Albini ka zgjedhur të luftojë për Kosovën e popullin e vet edhe pse i duhet me “qit pushkë” në disa fronte… edhe në Beograd, edhe në Tiranë, edhe në Prishtinë por edhe në Bruksel e fatkeqësisht së fundmi edhe deri në Washington… sepse ai tashmë e di fort mirë besoj kuptimin brilant të asaj shprehjeje të mençur popullore shqiptare… Zot më ruaj nga i imi se nga armiku di të ruhem vetë.

Pushka Top – Albin.
Luani ecën vetëm… Delet shkojnë në tufë…

Lexo po ashtu:  A po bëhemi më të mençur, apo më budallenj?

Shënimi im personal – për statusin e mësipërm mora shkas e citova edhe disa pasazhe prej shkrimit origjinal të një zëri të njohur e të respektuar të Kosovës siç është Agim Vinca, botuar në Mekuli Press, ku ju ftoj ta ndiqni rregullisht këtë të fundit pasi aty do të gjeni çdo ditë vërtetësinë informative shqiptare andej dhe këndej kufirit shqiptaro-shqiptar./MekuliPress/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com