Revista “The Economist” boton një artikull me titull “Lufta po shkon keq. Ukraina dhe aleatët e saj duhet të ndryshojnë kursin”.

Shkrimi i bën thirrje presidentit ukrainas që të vendosë synime reale ushtarake për forcat e armatosura ukrainase, të cilat në fazën aktuale të luftës ruso-ukrainase nuk nënkuptojnë rimarrjen e të gjitha territoreve të pushtuara nga Rusia. Ndërsa nga ana tjetër rekomandohet që partnerët perëndimorë, dhe para së gjithash presidenti amerikan Joe Biden, të përshpejtojnë procesin e pranimit të Ukrainës në NATO.

Nëse Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë duan të fitojnë, ata së pari duhet të marrin guximin për të pranuar se po humbasin në një luftë që është kthyer në një luftë shkatërrimi”.

Javën e kaluar, gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky prezantoi “planin e tij për fitore” para politikanëve amerikanë. Shtëpia e Bardhë premtoi një paketë ushtarake me vlerë tetë miliardë dollarë, por amerikanët nuk e miratuan planin e Zelensky, duke thënë se do të vazhdojnë të diskutojnë detajet e tij me partnerët perëndimorë.

Lexo po ashtu:  Kosova dhe Shqipëria në mesin e shtatë vendeve në stërvitjen “Anadolu-21”

Sipas “The Economist”, Ukraina ka nevojë për një ndryshim urgjent të kursit. Gazetarët listojnë faktorë që tregojnë situata atje është kritike: përparimi i trupave ruse në Donbass, sistemi energjetik ukrainas i shkatërruar nga bombardimet ruse dhe lodhja e përgjithshme e njerëzve nga lufta.

Ushtria mezi po mobilizon dhe trajnon mjaftueshëm ushtarë për të mbajtur vijën e frontit, e lëre më të rimarrë territorin. Ka një hendek në rritje midis fitores totale që dëshirojnë ukrainasit dhe vullnetit ose aftësisë së tyre për të luftuar për të”, thuhet në artikull.

Ndërkohë, lodhja nga lufta po rritet edhe në Perëndim. Politikanët e ekstremit të djathtë në Gjermani dhe Francë e quajnë mbështetjen për Ukrainën një humbje parash. Ndërsa rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, do të thotë dorëzim i Ukrainës te Vladimir Putin.

Nëse Zelensky “vazhdon të injorojë realitetin” duke këmbëngulur se forcat e armatosura ukrainase mund të kthejnë të gjitha territoret e aneksuara dhe të pushtuara nga Rusia që nga viti 2014, ai do të largojë mbështetësit pro-ukrainas dhe do të ndajë më tej shoqërinë ukrainase, thuhet në shkrim.

Lexo po ashtu:  95 milionë në varfëri në BE

Sipas The Economist, Putin e sulmoi Ukrainën për ta penguar atë që të bëhet një demokraci e begatë dhe e orientuar nga Perëndimi. Prandaj, partnerët e Ukrainës duhet ta detyrojnë Zelenskyn të bindë popullin e tij se ky mbetet “çmimi më i rëndësishëm në luftë“. “Pavarësisht se sa shumë dëshiron Zelensky të dëbojë Rusinë nga Ukraina, duke përfshirë Krimenë, ai nuk ka as njerëzit dhe as armët për ta bërë këtë”, vlerëson “The Economist”.

Ndërkohë, edhe anëtarësimi i Ukrainës në NATO mbart rreziqe. Nëse Rusia godet përsëri Ukrainën, Amerika mund të përballet me një dilemë: të mbështesë Ukrainën dhe të rrezikojë luftën me një kundërshtar të armatosur bërthamor, ose të tërheqë një mbështetje të tillë dhe të dobësojë marrëdhëniet me aleatët në mbarë botën.

Një premtim më i fortë i anëtarësimit në NATO do ta ndihmonte Zelenskyn të ripërcaktojë se çfarë do të thotë fitore […] Zhvillimi i një plani të ri kërkon shumë nga Zelensky dhe udhëheqësit perëndimorë. Por nëse ata kundërshtojnë, kjo do të çojë në humbjen e Ukrainës. Dhe do të jetë shumë më keq”, përfundon The Economist.

Lexo po ashtu:  Gazeta serbe për vazhdimin e dialogut: Ideja e “dy Gjermanive” në lojë përsër