Pritshmëritë janë rritur edhe më tepër me Tesla që thotë se bateritë e saj mund të përshkojnë deri në 1 milionë milje ose 16 vite.
Tesla ka parakaluar rivalin Japonez Toyota për tu bërë marka më me vlerë në botë e makinave. Pavarësisht se nuk ka pasur asnjëherë fitim, prodhuesi i themeluar nga miliarderi Elon Musk, thuhet se shumë shpejtë do të kapë një vlerë prej 1 trilionë dollarësh ndërsa kërkesa për makina elektrike është rritur.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Aksionet e Tesla u rritën me 4% në 1,100 dollarë duke u vlerësuar me 209 miliardë dollarë, përpara Toyota me 205 miliardë dollarë. Rritja do të thotë se tesla tashmë ka parakaluar Toyota jo vetëm në vlerë por edhe procese prodhimi.
Performanca e Tesla mund të konsiderohet e jashtëzakonshme duke qenë se nuk ka pasur fitim asnjëherë. Analistët parashikojnë një të ardhme të ndritur për liderin e makinave me teknologjinë e baterive.

Pritshmëritë janë rritur edhe më tepër me Tesla që thotë se bateritë e saj mund të përshkojnë deri në 1 milionë milje ose 16 vite.
