Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka sulmuar mediat sociale, pas vendimit të Facebook’ut për t’i përjashtuar figurat kontroverse të ekstremit të djathtë, që sipas tyre nxisin urrejtje në rrjete sociale.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareTrump shkroi në llogarinë e tij në Twitter, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës njihen për lirinë e fjalës, andaj ka thënë se është duke i vëzhguar mediat sociale dhe veprimet e tyre, raporton Sky News, citon MekuliPress.com
“Unë jam duke vazhduar vëzhgimin mbi censurimin e qytetarëve amerikan në platforma të mediave sociale. Kjo është SHBA-ja – dhe ne e kemi atë që njihet si LIRIA E SHTYPIT! Ne po ju vëzhgojmë me kujdes!” shkroi Trump në Twitter. /MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress


Ky reagim vjen pasi që Facebook, ia ndaloi përdorimin Louis Farrakhan, Paul Nehlen, Laura Loomer dhe Paul Joseph Watson, me arsyetimin e se janë “individë të rrezikshëm” dhe që “promovojnë dhunën dhe urrejtjen”.
Personat në fjalë janë të njohur për idetë e tyre ekstreme, duke nxitur urrejtje ndaj emigrantëve, duke i cilësuar ata si “të rrezikshëm” për shkak se e cenojnë “ekzistencën e racës së bardhë”. Madje disa kanë shkuar aq largë, duke thënë se myslimanët janë duke e pushtuar Evropën.
